• |
ide | kryesore

“Babalja”/ Bardhi pas dëshmisë në Gjykatë: Gjithçka politike, duan të na mbyllin gojën

Lajme, Të fundit

Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u thirr për të dëshmuar në lidhje me çështjen “Babalja”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuzën se procesi që po zhvillohet është i montuar politikisht.

Në një dalje për medait, Bardhi tha se qëllimi i këtij procesi “është që të intimidojë përfaqësuesit e opozitës që të mos denoncojnë personat e lidhur me krimin”.


Bardhi ngriti dyshime edhe për “hermetinë” informative nga ana e Prokurorisë mbi hapat që janë ndjekur për hetimin pasuror të Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, që bazuar në audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja në vitin 2-18, pretendohet përfshirja e tij në veprimtarinë e trafikut të drogës.

Më tej Bardhi u shpreh se nuk e ka takuar kurrë më parë Fredi Alizotin, i dyshuar si një person që është vetofruar për të “luajtur rolin” e Xhafajt. “Jo nuk pati asnjë përballje me Fredi Alizotin, atë zotëri e shikoja për herë të parë dhe nuk jam takuar kurrë me të. Me Albert Veliun, jam takuar darkën e ditës që bëmë denoncimin e vëllait të ish-ministrit Xhafa.”

Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnet të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti, për një shoqërim të mundshëm forcërisht.

Nga ana tjetër, Bardhi ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm.”

5 Comments

  1. uuu gjithcka qenka politike dhe duan te te mbyllin gojen ty…
    Po pse tere kjo komedi qe krijuat ju nuk ishte politike ? Ju kerkuat renien e qeverise me kete argument debil.

    Keshtu i bie qe cdo shpifes te mbrohet me preteksin bajat ” sulm politik’ ..

  2. Kur te kujtohen keto gomarlliqet si ka tentuar me e marr pushtetin pd ja te vjen per te vjelle…..ta shpifin cdo aksion politik sado me qellim te ndershem te jete. Babalja qe nxorri pd ne selamet…….. pika

  3. po ti e mbylle gojen vet para prokurorit se e di shum mir qe aty nuk mund te flasesh si te doj bytha ty. se aty per cdo fjal qe thua mban pergjegjesi penale. sapo del neper ekrane fillon e kakarin rrush e kumbulla. duhet nje ligj qe keta politikan varikarsa te mos jen me ne gjendje te mashtrojn dhe manipulojn opinionin. nqs thon genjeshtra, ose te tregojn burimin dhe te vertetojn qe fajin e ka dikush tjeter qe i ka genjyer ose ti thon burgut hapu. ngelen duke mashtruar nga mengjesi deri ne dark pa asnje lloj pergjegjesie.

  4. ju qe shkruani jeni te gjithe moter qira deri ne gryke , poshte legenet komuniste , te ju qihen dhe heshtrat e stergjyshve o vemje te kuqe qe mbroni hetusat si xhafaj turp turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu