• |
ide | kryesore

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Arkiva, Kryesore



Ashtu sikurse ka ndodhur me të gjithë bashkëpuntorët e tjerë në punë të errëta, nuk kishte dyshim se Edi Rama do ta flakte një ditë edhe Ardi Veliun. Mister nuk ishte fakti se kjo gjë do të ndodhte, por vetëm periudha se kur do të bëhej e ditur. 

Dhe koha që u zgjodh ishte perfekte: menjëherë sapo kryepolicin e përdorën për zgjedhtet e 25 prillit. Aty mbaroi me sa duket edhe misioni i një militanti besnik, të cilin deri në këtë datë, kryeministri e mbrojti me besnikëri që prej 5 shkurtit 2018, kur mori detyrën nga Haki Çakos, deri tani në vigjilje të shkarkimit. 

Edi Rama nuk e shiti Ardi Veliun edhe pas dhunës mostruoze dhe shproporcionale që manifestoi në mitingjet e opozitës. Ai nuk e bëri këtë as pas rahjes kafëshërore që pësuan aktivistët e Aleancës për Teatrin, në natën e shembjes së tij. Ai i doli në mbrojte gomarllëqeve proverbiale të kryepolicit, që e justifikoi dhunën ndaj një adoleshenti me faktin se nëna aktore filmash kishte sjellje të papërshtatshme morale. 

Lexo më tej:

Videoja skandaloze/ A është idiot apo mashtrues kryepolici Ardi Veliu?

“Drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Drejtori ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike…” deklaroi kryeministri pasi u mor vesh se fotot me pistoletë të aktores Zaida Çobo ishin sekuenca të një filmi artistik. 

Armand Shkullaku: Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut

Ai madje aplikoi një standart të dyfishtë nga ai që përdori me ministrin e brendëshëm Sandër Lleshaj, në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. “Ardi Veliu është një figurë për tu respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit”, këmbënguli kryeministri pas protestave të forta të të rinve që tronditën Tiranën në 15 dhjetor 2020.

Konferenca për mbrojtjen e drejtorit të policisë/ Rama i vë sërish gjoksin Ardi Veliut

Natyrisht që kjo dalje në krahë nuk qe e kotë. Polici militant duhej për një moment të vetëm. Besnikëria e tij e verbër ishte e nevojshme për betejën elektorale.

Dhe si një ushtar i bindur Ardi Veliu e justifikoi këtë. Të gjithë e mbajnë mend ngjarjen tronditëse të një vrasjeje politike në Elbasan në prag të zgjedhjeve. Të gjithë kujtohen gjithashtu se si kryepolici fshehu dhe manipuloi provat për të mos hedhur faj mbi mbështetësit e Taulant Ballës që u kapën duke blerë vota gjë që çoi më pas në përballje me armë. 

 Disa ditë para zgjedhjeve, ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike, qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan.

Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.

Pra, ndonëse ajo që ndodhi nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.

Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK, kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes.  Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës, drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjeu hapur publikisht në një konferencë shtypi para 25 prillit duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. 

Menjëherë opozita përgatiti edhe një video ku kujtoheshin deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit (këtu poshtë).

Siç do të rezultonte më pas, në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës gjendeshin pashaporta, karta identiteti dhe para. Pra ata që mbronte kryepolici ishin një njësi e strukturuar për blerjen e votës.

Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.

Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

Më pas gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende”, shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.

Por të gjitha këto nuk vlenin më. Për aq kohë sa i duhej PS-së Ardi Veliu, jo vetëm fshehu provat, por dhe u stërmundua të krijonte përshtypjen në elektorat se në anën e krimit ishte opozita.

Ky nuk qe manipulimi i tij i vetëm. Emri tij doli së pari në dosjen e famshme “Babale” kur ai u përmendi si njeriu që tentoi të transformonte dëshminë e Fredi Alizotit për llogari të Fatmir Xhafës, ministrit që e kishte propoziar për këtë post. Edhe më pas, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, njoftimi i parë i rremë i policisë ishte se viktima mbante në dorë një armë.

Por të gjitha këto iu falën Ardi Veliut për ta zhytur në mëkat deri në ditën e zgjedhjeve. 

Pas 25 prillit besnikëria e tij nuk ka më vlerë. Prandaj dhe për të njëjtin person që dikur kryeministri thoshte se kishte konsideratën më të lartë, sot ministri i brendëshëm flet si për dikë që i ka sosur flaka e kandilit.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. YMER GELBAZA ,FRROK CUPI,DHE FRED PEZA I VJEDHIN FOTOT ARMINA MEVLANIT NE FB DHE TWITTER DHE MASTURBOJN LIVE NE SKYPE ME KOL SALLAKU SKYPE thotë:

    OR JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA I VODHI DIKU NE GJYKATE DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES DHE JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR DHE PASTAJ EDI RAMA I PAGUAJTI CA CUNA PROBLEMATIK DHE E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN SI NJE ZAGAR-ZOTI BUSHATI ISHTE PRESENT ATY HAHAHA DHE PRAP NUK E FUT NE BURGE YMER GELBAZA KELLIREN SE E PERDOR PER TE OFENDUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN

  2. Sic duket i ka ribërë parate qe iu grabiten ne banese perpara disa vjetesh.
    Tani mund te beje rehat patronazhistin ose ndonje drejtor drejtorie te drejtueshme….

  3. E perdori Ard Veliun , perdori Qifen , Lefterin dhe ne fund ju futi gishtin . Ky eshte palloshi ose me sakt pabesia .
    Kush bashkepunon me palloshin e pabese e ha gjithmone dysh .Merre prap telefon Nasipin o Ter .

  4. Pas vlerësimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesë OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

    Por, pas emërimit të drejtorit të ri të Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojë e Sali Berishës, dhe ish-drejtori i Doganës së Durrësit, ky projekt mbeti nën mëshirën e kohës.

    Ibroja, udhëzuar nga Sali Berisha, bllokoi këtë projekt për një kohë të pacaktuar.

  5. Ik me kohe te mire o Ardi Veliu,
    sa pa prishur koha, sa pa zene shiu,
    ca ‘non grata’ tjera po vijne drejt nesh,
    te shohim kush ka rradhen te ike per lesh,
    me non grata te Saliut ne shume u gezuam,
    se do na vinin edhe neve kete s’e menduam!

  6. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë

  7. “E vërteta për Evi Kokalarin”/ Rrëfimi i Geri Kokalarit për ‘trampisten’ e Berishës: Babai i saj në komunizëm mburrej me Enverin dhe kishte lidhje me Saliun

  8. Lexoni ca kopjet qe sjell ketu ky kopjaci i bythes Mender Bazes ne oret 10:21 dhe 13:32 nga Uturaku Tema –

    – Kryeministri Berisha ka nje vit qe ka bllokuar projektin… (si dhe perralla te te perhershmit Gerr KokKarit)
    Zgjohu nga gjumi or budall se ka 8 vjet qe kryeminister ke Edi Ramen. Shkrimin e ke per Drejtorin e Policise!
    Duket se je i manget nga trute perderisa nuk mba mend as emrin tend…ose ke turp ta kujtosh.
    Eshte pra i zakonshmi Ethem Lalaj nje ish Kapterr i kohes Dulles me setyre partie sot qe te kopjoje diarrete qe dhjet perdite ish kurva e prehrit Sali Berishes, Mender Bazja

  9. Gjekmarkaj sulmon hapur Berishën: Boll fole nëpër “Foltore” se këtë punë ke ka 30-vjet, na ke trazuar ne demokratëve të vërtetë pro-amerikanë,o ushtaruc i salih karaxhic berishes nuk të pelqejne kur i cirret fytyra ketij kopilit serb salih,ha mut qe të ndjehesh mire o ushtaruc

    1. Ushtaruci je ti or Ethem Lalaj ish Kapterri leshit qe kopjon ketu si detyre partie ato qe zhgarravit Mender kurva e gjithe pushteteve.
      Edhe ato qe ke kopjuar ne oren 17:36 nga Menderi i ke mor kopjac legen. Ha aty mutin e Meros e ngopu,
      Ethem legeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *