• |
ide | kryesore

Profil/ Historia e panjohur e Alexei Navalny, armikut të Putin

Arkiva, F1, Kryesore, Lajme, Planet, Të fundit
navalny



Shërbimi penitenciar rus deklaroi se Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Vladimir Putinit, ka vdekur. Sipas disa raporteve të mediave ruse, ishte një “trombozë gjaku” që e vrau atë. Përpjekjet për ta ringjallur, sipas të njëjtave burime ishin të kota. Kira Yarmish, avokatja e Navalny, po udhëton për në kompleksin “Kharp” në Siberi, ku politikani ndodhej që nga viti 2021. “Sapo të kemi më shumë informacion për vdekjen e tij, do ta bëjmë publike”– tha ajo.

Po kush ishte Alexey Navalny?

Kur ka trazira në Rusi, të gjithëve u vjen ndër mend historia e “Carit të mirë” dhe “Dmitrit të rremë”. Në historinë ruse, figura e parë i referohet Boris Godunov, sundimtarit të ndritur që qeverisi Rusinë pas vdekjes së Ivanit të Tmerrshëm në 1584, fillimisht si “Fjodor I” dhe më pas shkurtimisht si “Car”. Ndërsa periudha “Dmitri i rremë” u referohet 3 mashtruesve, të cilët midis viteve 1600 dhe 1613 u shfaqën njëri pas tjetrit si bij të Ivanit, duke sfiduar Borisin dhe duke e shpallur veten sovranë, përpara se të përfundonin të vrarë pas mbretërimeve të shkurtra dhe të liga.

Muajt dhe vitet e ardhshme do të na tregojnë se cili nga dy figurat do të rezultojë Aleksej (Alexei) Navalny. Në narrativën e Kremlinit të Putinit, disidenti më i famshëm në botë është një Dmitri i ri i rremë, i ardhur për të mashtruar popullin rus dhe i vendosur për të uzurpuar fronin e Carit. Por me këmbënguljen dhe guximin e tij, ai nuk e fsheh se dëshiron të marrë rolin e Boris Godunov, i fundit profet i dashur i një epoke të re.

Alexei Navalny, Putin Critic, Dies In Prison. Why Was Russian Leader In Jail?

Por kush është në të vërtetë Alexei Navalny, ky avokat 47-vjeçar në sytë e kaltër të të cilit shkëlqente ajo që Enzo Bettiza e përkufizoi si “drita e çmendurisë tipike për të gjithë rusët e bardhë”? Çfarë roli po përgatitet për të?

Djali i një oficeri të Ushtrisë së Kuqe, i rritur në qytetet ushtarake të mbyllura për të huajt rreth Moskës, u diplomua në prestigjiozin “Rudn”, universiteti i Moskës dikur me emrin “Patrice Lumumba” dhe që më pas u quajt “Universiteti i Miqësisë midis Popujve”, Navalny kaloi aty vitet e trazuara 90-të, duke treguar menjëherë një pasion për politikën. Në vitin 1999 ai u bashkua “Yabloko”, partia e vogël liberale e Grigory Yavlinskit, nga e cila u përjashtua në vitin 2007.

Russia, morto in prigione il dissidente Alexei Navalny

Arsyeja kryesore e largimit ishte zhvendosja progresive e aktivistit të ri, të tërhequr gjithnjë e më shumë nga nacionalizmi i madh rus, që kulmoi me vendimin për të marrë pjesë në 2006 në “Marsh Russkij”, marshimi rus, një paradë tradicionale e ekstremit të djathtë ksenofobik, ku edhe përshëndetjet naziste janë të shumta. Ai do të kthehej rregullisht aty edhe në vitet në vijim. Disa muaj pas dëbimit nga “Yabloko”, Navalny themeloi lëvizjen patriotike “Narod”, e cila u lidh menjëherë me dy grupe të tjera ekstremiste nacionaliste, “Lëvizja kundër emigrimit të paligjshëm” dhe “Rusia e Madhe”.

Nacionalizmi i Navalny duhet natyrshëm të kontekstualizohet. Jemi në fillim të epokës së Putinit, presidenti i ri është i përkushtuar për të rikthyer krenarinë dhe statusin ndërkombëtar të Rusisë pas rënies së BRSS dhe poshtërimeve të pësuar në vitet 90-të. “Uvazheniye” (Respekt), është ajo që Putini kërkon nga komuniteti ndërkombëtar. Por Vladimir Vladimirovich, i cili e konsideron fundin e Bashkimit Sovjetik “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të njëzetë”, dëshiron të rivendosë trashëgiminë e tij të përgjithshme, duke përfshirë karakterin e tij multietnik dhe ambicien perandorake.

Nacionalistët, nga ana tjetër bënin thirrje për rivendosjen e epërsisë ruse. Mes tyre ishte edhe Navalny. Ai mbështeti ndërhyrjen ushtarake të vitit 2008 në Gjeorgji. Publikoi video në të cilat i krahasonte myslimanët në Kaukaz me buburrecat që duhen eliminuar. Ai bënte teori për dëbimin e të gjithë gjeorgjianëve nga Moska dhe Federata Ruse. Bëhuni pjesë e fushatës “Stop Feeding the Caucasus”, (Ndaloni së ushqyeri Kaukazin) ishin termat e tij. Sot Navalny pranon se nuk do t’i përdorte më ato terma dhe ato shprehje. Por askush nuk e ka dëgjuar ndonjëherë të distancohet nga nacionalizmi i tij.

Megjithatë, në fillim të viteve 2010, diçka ndodhi. Populizmi karizmatik i Navalnyt merr rrugën e luftës kundër korrupsionit që u shfaq sërish i shfrenuar pas lëvizjeve fillestare demonstrative të Putinit kundër oligarkëve. Në realitet, në vend të të vjetërve si Berezovsky, Khodorkovsky dhe Gusinsky, “Cari” krijoi grabitqarë të rinj, si Abramovich, Usmanov, Rotenberg. Duke treguar se e kupton potencialin e madh të internetit, Navalny mori rolin e një blogeri, duke denoncuar (me emra, mbiemra dhe prova) ryshfete, korrupsionin dhe vjedhjet e parave publike. Shfaqja e tij Live bëhet shumë e njohur.

Në vitin 2010 ai hapi “RosPil”, faqen që shenjtëroi rolin e tij si plagë e sistemit, ku edhe sot një grup juristësh të rinj shoshitin malet me dokumente kontratash publike, demaskojnë parregullsi, shkelje dashakeqe dhe mashtrime të paligjshme. Në vitin 2013 ai ishte ndër drejtuesit e protestave në rrugë që për herë të parë e bënë Putinin të lëkundet. Këtu filloi kalvari i gjatë i arrestimeve. Ai hyn dhe del nga Matrosskaya Tishina, burgu i Moskës. Regjimi e identifikon atë si një nga objektivët prioritarë ndaj të cilit duhet vepruar.

Megjithatë, kufijtë e paqartësisë mbeten. Në Krime, në 2014, Putini luajti kartën patriotike të “Reconquista”. Gadishulli me shumicë etnike ruse, i dhënë Ukrainës nga Hrushovi i rianeksohet Federatës Ruse. Vlerësimet e popullaritetit të tij u ngritën në qiell. Nacionalistët, Limonov dhe politologu Aleksandër Dugin u kthyen në krahun e Carit. Është koha për “Nashi” (Tona), organizata (qeveritare) të të rinjve në mbështetje të kursit të ri presidencial, që në fjalorin e Putinit përmblidhet në fjalën “Novorossya” (Rusia e re). Refleksi nacionalist duket se prek edhe një herë Navalnyn, i cili gjithashtu nuk i jep afat regjimit në luftën kundër korrupsionit. Dhe kur Alexei Venediktov, drejtor i “Radio Echo of Moscow”, e pyeti nëse do ta kthente Krimenë në Ukrainë, Navalny dha këtë përgjigje nga arresti shtëpiak: “Krimea nuk është një sanduiç me proshutë, të cilin fillimisht e merr dhe pastaj e kthen”.

UN human rights expert expresses concern as Russian opposition leader Navalny disappears in prison system | PBS NewsHour

Megjithatë, është ende Putini ai që gabon, duke përdorur autorizimin e tij për të penguar Navalny të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2018. Cari fiton lehtësisht, me mbi 76% të votave. Por në fakt ai vetëm vrapon. Dhe që nga ai moment blogeri merr rolin e kundërshtarit kryesor. Fundi i mrekullisë ekonomike të Putinit, që nuk mbështetet më nga çmimet e naftës dhe gazit, e ndihmon atë. Klasa e mesme e lindur në dekadën e parë të shekullit të ri e gjen veten të varfër, kushtet e jetesës përkeqësohen për të gjithë, pakënaqësia rritet e nxitur edhe nga zemërimi ndaj pasurimit të lehtë.

Kanali YouTube i nisur nga Navalny nuk i jep asnjë shpresë sistemit, duke raportuar gjithmonë skandale të reja dhe duke synuar gjithnjë e më lart, si për shembull punët dhe pronat e kryeministrit të atëhershëm Dmitry Medvedev. Në vitin 2019, falë një sistemi “votimi të zgjuar”, Navalny arriti të vendoste kandidatë alternativë përballë atyre të “Rusisë së Bashkuar”, partisë së presidentit në zgjedhjet për Dumën e Moskës.

Ajo që ndodhi nga vera e kaluar deri më sot është e njohur si histori. Helmimi i Navalnyt në Siberi, ulja emergjente në Omsk që i shpëtoi jetën, shtrimi në një spital në Gjermani, zbulimet për rolin e shërbimeve ruse në përpjekjen për ta eliminuar me Novichok, kthimi i tij në Rusi, arrestimi i tij dhe scoop-i për pallatin luksoz me pamje nga Deti i Zi, për të cilin ai pretendon se i përket Putinit është parë nga 100 milionë njerëz. Në fund erdhi dënimi.

Alexei Navalny: Poisoned Putin critic 'will return to Russia' - BBC News

Putin ka vendosur të djegë urat. Udhëheqësi i Kremlinit, duke u përballur me pasardhësin e tij, është i bindur se margjinalizimi afatgjatë i Navalny-t vlen çdo çmim politik, në kushtet e sanksioneve të reja perëndimore dhe izolimit ndërkombëtar. Këtë e dëshmon kriza e hapur në mënyrë thuajse përçmuese me Bashkimin Evropian, kur Kremlini dëboi 3 diplomatë të Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë gjatë vizitës së Përfaqësuesit të Lartë Joseph Borrell, i cili erdhi për të kërkuar lirimin e disidentit.

Ndoshta kjo ishte një llogaritje e saktë. Ndoshta do të mjaftonin disa vite burg për ta harruar. Ndoshta. Por, duke e bërë këtë, Cari i dha Navalnyt dinjitetin e kreut të një opozite, e cila sigurisht nuk ka ende një masë kritike, por për herë të parë shtrihet në të gjithë territorin e 11 zonave kohore. Mbi të gjitha është i ri. Dhe duke përdorur “Rolling Stones” ai mund të thoshte: “Koha është në anën time”.

Loja tani mori një tjetër drejtim. Putini do dëshiroje ta transformojë Navalny-n në një “Dmitri të rremë”, por ndjekësit e tij shihnin tek ai “Boris Gudonovin e ri”. Do të jenë rusët, ende të dhënë pas Carit, ata që do të vendosin se kë do të shohin tek Alexei Navalny. ©Marrë nga Corriere della Sera, përshtati në shqip LAPSI.al



10 Comments

  1. Ngushellime per kete djale Oficeri ushtrie, i cili eshte rritur me dashurine per vendin dhe popullin e tij. Luftoi deri sa e pagoji me jeten e tij. Liria fitohet dhe nuk dhurohet nga diktatoret, kete gje e dine mire dhe Shqiptaret.

  2. Ka qenë një rus tjetër që ka thënë shprehjen: “Skllevër jeni, nuk e meritoni lirinë”, edhe ai viktimë si Navalni.

    Në vende si rusia e shqipëria-hale, është naivitet të përpiqesh zgjosh popullin-hale-skllav nga trashësia trunore genetike!

  3. Jeton plaku mere serbi salih dhe vdes nje patriot i vertet,jeton akoma komunisti i fundit ne shqiperi dhe vdes nje burre shteti,jeton Bisturia dhe Penicilina dhe nje njeri i vertet

  4. Jeton plaku mere serbi salih dhe vdes nje patriot i vertet,jeton akoma komunisti i fundit ne shqiperi dhe vdes nje burre shteti,jeton Bisturia dhe Penicilina dhe vdes nje njeri i vertet

  5. Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”-tha Bardhi.

    I cili nuk ka shkelur ne Elbasan qe nga momenti kur nga furgoni i ‘policise se PD’ ku gjendej dhe ai zbriti Papleka qe vrau veprimtarin dhe mjekun Pjerin Xhuvani, dy dite para zgjedhjeve te vitit 2021.

  6. në historinë e Shqipërisë, nuk ka një çështje që është hetuar më shumë se sa inceneratorët. Nuk është hetuar as Gërdeci, as 21 Janari, as grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998, as vrasjet në Tropojë, as firmat piramidale, as krimet e SHIK-ut, as koncensionet, as shitja e detit, as ARMO etj., sa janë hetuar inceneratorët. Me dhjetëra në burg, nën hetim dhe në arrati. Dhe abuzimi deri më tani, sipas SPAK, shkon te 8 milionë euro, që dyshohet më shumë si evazion fiskal.

  7. Bardhi e Noka, si tellallë rrugëve të Korçës: Ejani o njerëz në 20 shkurt në protestë!Cecene maloke shpellkare skiftere vrases perdhunues te krye shpellkarit serb salih karaxhic merrni motrat mamkat grate kushurirat dhe dilni ne proteste per te rrezuar komunistin e fundit te enverit salih berisha,nga i kuq flake e ngjyrosi ramizi me blu.

  8. Kjo ide na u përforcua akoma edhe më shumë ditën kur Sali Berisha i bashkoi për “Shën Vlentin” Gazment Bardhin me Flamur Nokën në Shkodër. Atë mëngjes të gjithë u zgjuan me parandjenjën e mirë se spiralja e ngjarjeve jo të mira, që kishin shoqëruar prej vitesh si tik-taku i një bombe atë parti, dukej se ishte ndalur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *