• |
ide | kryesore

Bisedat në “Sky”, Rilindja i fiku kandilin për herë të dytë Ardi Veliut

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ardi Veliut i mbaroi kandili prej një ministri tjetër të Edi Ramës. Me Bledi Çuçin ai u largua nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Me Taulant Ballën u largua nga Agjencia e Mbikeqyrjes Policore pas rreth një viti. Lajmi që qarkullonte prej ditësh për dorëheqjen e tij të detyruar apo shkarkimin e prezantuar publikisht si dorëheqje, u zyrtarizua sot nga Ministria e Brendshme.

Njoftimi ishte formal dhe nuk ekspozonte asnjë arsye të dorëheqjes së Veliut përveçse thuhej në fund se ai “do të japë kontributin në një tjetër detyrë shtetërore”. Lapsi.al mëson se motivi i vërtetë i largimit të kryeushtarit të Rilindjes gjatë kohës kur drejtonte Policinë e Shtetit dhe AMP-në lidhet në fakt me ekspozimin e tij në bisedat e enkriptuara në aplikacionin “Sky”.

Veliu përmendej në këto biseda në dosjen “Metamorfoza”, e cila zbuloi një rrjet kriminal të vrasjeve mafioze, me biznesmenë të përfshirë, prokurorë e drejtues të lartë policie. Edhe në dosjen “Metamorfoza 2” që nuk është bërë ende publike nga bisedat e enkriptuara në “Sky” e që po hetohet nga SPAK, Ardi Veliu del sërish në skenë, tregon burimi ynë.

Nuk është e qartë ende se në çfarë niveli është i përfshirë Ardi Veliu gjatë kohës kur drejtonte Policinë e Shtetit, me kë ka komunikuar dhe në çfarë konteksti janë zhvilluar bisedat. Por natyrisht që përfshirja e tij në “Sky” ishte për t’ju shmangur rrjetës së ligjit pasi ky aplikacion konsiderohej tejet i sigurt derisa e zbërthye nga francezët.

Largimin nga Policia e Shtetit dhe strukturat e lidhura me të për të gjithë punonjësit që kanë përdorur aplikacionin “Sky” e pati paralajmëruar disa javë më parë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Që Edi Rama të lëshonte “kamikazin” e tij Ardi Veliu, me të cilin ka mbyllur shumë “punë të pisëta”, duhet të ketë pasur një arsye madhore.

Përplasja e mundshme me Taulant Ballën apo ministrin e radhës nuk është arsye për Ramën që të lëshojë një “kamikazin” e tij. Dalja e dosjes “Metamorfoza 2” dhe përmendja në të e Ardi Veliut është një arsye madhore për Edi Ramën që t’i fikte kandilin edhe njëherë Ardi Veliut.

Gjatë drejtimit 4-vjeçar nga Veliu, Policia e Shtetit u shndërruar në një strukturë të errët partiake në shërbim të Rilindjes. Kulmi ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku shquan mes të tjerash edhe damka e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e ku Ardi Veliu mohoi me zë dhe figurë se nuk ishin gjetur prova të shitblerjes së votës, çka më pas rezultoi krejt ndryshe. Derisa të publikohen bisedat e tjera të dekriptuara nga “Sky” e që janë në dorën e SPAK, Ardi Veliu do të qëndrojë me kandil të fikur ose do të shkojë në detyrën e radhës siç njoftoi sot Taulant Balla. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Ca behet mer i qifsha robt Taulantit?! Kjo me kujton filmin ElChapo ku keto ‘heronjte e drejtesise e shtetit” ishin ne payroll te krimit e Karteleve.

    Hajt robt ku ti keni o qelbaniker te rilindur.

    1. Kjo tregon se sa lart dhe të emancipuar janë socialistët.
      -Bëre gabime dhe faj. Shko në të sëmës.
      Qofsh kush të duash.
      Kur ti vijë radha edhe Edvinit, në gop të sëmës të shkojë.
      Lekët që ka vjedhur nuk i ka ndarë me socialistët.
      -Ndryshe nga demokratët.
      Sali Berisha dhe familjarët e tij shumë kanë vjedhur.
      Por Berisha i ndan paret dhe vilat me demokratët e varfër.
      Ju ka dhënë çdo demokrati nga një vilë. Bukë për darkë nuk e di kanë apo jo, por foton e Salës, në mur e kanë.
      Ndryshe nuk ka sesi gjithë demokratët, hidhen në zjarr dhe mbrojnë Salën.
      Ndërsa socialistët ju plasi trapi se dënohet Edi Rama.
      Bushati apo Shkalluari, thotë se socialistët po hedhin poshtë Ardi Veliun.
      Po në gop të sëmës, nuk paska vajtur.

      1. Po pra, kur ti vije radha Rames?:)))) Do i vije radha Rames pasi te kete dale Zaho ne pension si kryeminister, athere do i vije radha Rames me kete drejtesi naziskine qe ka instaluar.

        Fle ne dafina, fle.

    1. Po mor me emër bëj ironi sepse diktatura tashmë është vendos dhe ti dhe shumë të tjerë mezi e prisnit. I ha Rama të tijët si Enveri dhe ha kundërshtarët po si ai. Pa asnjë ndryshim të vogël. Veçse koka duan të hanë.

      1. Po ti po e shan Ramën me nanë e motër e stë gje gjo.
        Ku e pe diktaturën?
        Kur shanim Betishën ta xenin derën kalecat e tijna.

        1. Diktatura nuk shikohet, por ndjehet. Diktatura jane rezultatet qe te drejtat dhe lirite e njeriut jane perkeqesuar, po nuk i ule breket ngele pa buke, ky 1 milion njerez kane marre arratine nga “demokracia” e avancuar ne diktature keto 10 vitet e qeverisjes Rilindase, po u shprehe kunder ne rrejte sociale te heqin nga puna, po nuk bere like e share per zyrtaret e ministrat rilindas e ke emrin me laps dhe hiqesh fare, ku vota pro pushtetit te imponohet e kushtezohet me vendin e punes, pra me nje fjale, ku kane krijuar rrethanat qe sta mban bytha te flasesh hapur kunder sistemit sepse ose ngele pa buke ose duhet te maresh valixhet.

          Ndoshta kjo quhet diktature???

  2. Tendenca e SPAK-ut është që të përfshijë dhe familjarë të tjerë, do të synohet të goditet vajza dhe djali. Hetimi ka filluar me formulën e famshme “ndiq paratë”.

    Ky është hapi i parë për të shkuar te trekëndëshi i Bermudës. Deri para pak kohësh kanë qenë katër, por njëri është defaktorizuar. Dhe ka nisur nga ky që ka qëndruar më gjatë.
    Nëse ti sot akuzon këtë për diktaturë, ti ke qenë diktator se ke çuar shefin e opozitës në burg, Fatos Nano”,O Gimi rama i shkarkon dhe gjith kush pergjigjet vete,kurse salihu i han kokat dhe njerzit nuk kane varr,ose i mban fort duke i joshur me prona dhe duke i bere ministra pastaj i baltos duke i thene te fundit ne fillim,psh ilir metaj cfare nuk i ka nxjerre salihu te fundit jane lulzimi dhe Gaz Gei deri dhe ne krevat i hyri,por ti gimi cecen vazhdo dashuroje salihun sepse ai te ushqen me mut te fresket

  3. Sot ne oren 14:00 te gjithe ju shpellkare maloke cecene skiftere shurranjose te dashuruar me kriminelin serb salih karaxhic qe ju ka shkerdhyer per 30 vjet dilni neper rruge e me ulurimat e juaja beni ate qe salihu kerkon mos lejoni qe salihu te shkoje ne gjykate,mos harroni kosat lopatat tritolin e sjell nje fare Gimi eshte i zoti,lumneshi ju sjell revolet,kulici fisheket,por vendimi i kupoles se klanit Trusti i Geshtenjave e ka braktisur salihun,ne gjuhen e mafias lereni salihun te beje cte doje,sot Llaxorja do beje trimin ju ndihmojeni per hallin qe ka.suksese shpellkare

  4. nusja e shtëpisë Armina Mevlani vijon e pashqetësuar punën në rrjetet sociale.

    Nusja e Shkëlzen Berishës, ka publikuar një foto teksa reklamon teknikën e rregullimit dhe heqjes së vetullave. Por ajo së bie në sy tek blogerja është varësja e saj e shtrenjtë e cila nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se kushton 19 mijë euro.

    1. “Komenti” tënd më ngjan se është shkëputur nga kronika e Mero Gëbazës, “Antena në familie” pasi vetëm ai mund të bëjë vlerësime të arturinave me “antena”

      1. Manasterqiu ha me luge floriri.
        Lali depilon brimen.peleshka thith kara dhe ben leka. Vjelliu nuk ha me mut ariu?

  5. Kesaj i thone tallje trapi dhe fyerje inteligjence per te gjithe shqiptaret, kur te gjithe e dine se nona e krimit dhe korrupsionit eshte i gjati dy metrosh . Standart i dyfishte kur vjen puna per hetime te korrupsionit, SPAKU ose SKAPI i partise ben nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per te gjithe te korruptuarit e kriminelet e partise mavi ne pushtet. Shqiptaret duan peshkaqenin e madh dhe ai eshte ne kryeministri duke bere afera korruptive çdo dite ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. I korruptuari nuk mund te luftoje te korruptuarin dhe tallja me shqiptaret vazhdon ne mediat e kapura tallava te rilindasve te rilindur. Kundershtari politik duhet sulmuar dhe mundesisht eliminuar qe i gjati ine shoku Edver te kete nje pushtet per nje kohe te gjate dhe te pakufizuar. Neokomunistet e partise mavi bijte e eterve te rilinduar edhe me te keqinj se eterit e tyre shpirteror duan qe ta kthejne kete vend 70 vjet mbrapa ne histori duke na kujtuar edhe nje here ditet e erreta te diktatures kur shqiptaret merrnin arratine nga syte kembet per t’ju larguar ferrit komunist.
    Miresevini ne Korene e Veriut ne Europe!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *