• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi/ Dy vëllezërit shqiptarë ekzekutojnë grekun. Njëri prej tyre kishte lidhje me vajzën e viktimës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku një burrë humbi jetën pasi u godit me sëpatë.

Sipas informacioneve dhe asaj që raportojnë dëshmitarët okularë për mediat greke, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, kur dy vëllezërit, një 27-vjeçar dhe një 47-vjeçar , shtetas shqiptarë, kanë mbërritur në shtëpinë ku viktima jetonte me familjen e tij.

Më pas për një arsye ende të panjohur ka shpërthyer një sherr i egër me viktimën 53-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, ndërsa gjithçka dyshohet se ka ndodhur në rrugicën e vogël jashtë shtëpisë së familjes.

27 – vjeçari , i cili ishte në një lidhje romantike me vajzën e viktimës, ka plagosur me thikë fëmijën e këtij të fundit, djalin 24-vjeçar, si dhe ka shtyrë në të njëjtën kohë partneren e tij 18-vjeçare dhe gruan 53-vjeçare.

Më pas, vëllai 47-vjeçar e ka goditur viktimën me shpinën e sëpatës në gjoks, por sipas dëshmitarëve okularë, 53-vjeçari ka mbijetuar për pak kohë dhe ka vdekur jashtë një karburanti të vjetër, që ndodhet 300 metra larg skenës së episodit.

“ Burri po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Pas këtij episodi, familjarët e tij e futën në makinë dhe u larguan nga shtëpia, por ai nuk ndihej mirë dhe u ankua se i dhemb zemra. Ndaluan makinën jashtë pikës së vjetër të karburantit, e nxorën të shtrihej dhe në momentin që mbërriti ambulanca ai kishte vdekur”, raporton për protothema.gr një banor i zonës.

Komuniteti i vogël është tronditur nga një ngjarje tragjike që solli vdekjen e 53-vjeçarit. Pjesa më e madhe e tyre raportojnë se bëhet fjalë për dy familje të cilat shpesh janë përleshur me njëra-tjetrën , ndërsa kanë frikë të flasin.

Siç thonë ata, viktima ishte babai i të riut 24-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar një të mitur më 16 shtator , në plazhin e Nea Skionit. 24-vjeçari u arrestua, ndërsa pas rrëfimit të tij në hetuesi u la i lirë me kushte shtrënguese. Bëhet e ditur se i riu i kishte mohuar akuzat.

Vajza e viktimës, sipas banorëve të zonës, ishte në lidhje me 27-vjeçarin e akuzuar prej më shumë se dy vitesh, por nuk dihet nëse ky fakt lidhet me episodin e egër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *