• |
ide | kryesore

Sulmet ruse, Ukraina u bën thirrje qytetarëve që të mos kthehen gjatë dimrit

-Instant, Lajme, Planet



Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk të martën u kërkoi ukrainasve që të mos kthehen, të paktën këtë dimër.

“Ne duhet të mbijetojmë këtë dimër. E shihni se çfarë po bën Rusia. Të kthehesh tani do të thotë të ekspozosh veten, fëmijët, të afërmit e tu, të pambrojtur ndaj kësaj,” shtoi Vereshchuk.

“Në pranverë do të doja shumë që ne të punonim së bashku për të rindërtuar rajonin tonë të Kharkiv, rajonin Kherson dhe pjesën tjetër të qyteteve dhe vendbanimeve tona këtu në Ukrainë.”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë ndërkombëtare në Berlin të martën se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë “shkatërruar më shumë se një të tretën” e sektorit energjetik të Ukrainës.



2 Comments

  1. Ide e mire, dhe ide edhe me e mire do ishte sikur ta shfrytezonit acarin e dimrit per te cliru pjeset e pushtuara, e qe pranvera t’iu gjeje ne Sevastopol. Perndryshe po ecni shume ngadale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *