Mësohet se në vitin 2015, vëllai i Sanajt kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë. Familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti. Vetë 39-vjeçari Sanaj, apo siç njihej ndryshe Anton Gjini, ishte zhvendosur të jetonte në Tiranë prej një viti. Viktima rezulton pa precedent të mëparshëm penal.
Dyshohet se në makinën tip ‘Benz’, nga ku u qëllua drejt Sanajt, kanë qenë dy autorë. Ata dyshohet se kanë hapur xhamin e pasëm të mjetit e kanë qëlluar tre herë të riun. Dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur. Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve.
Ngjarja është referuar në Prokurori për veprën penale “vrasje me paramendim”. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve.