• |
ide | kryesore

Fansat hapin GoFundMe për Kanye West: Bëjeni sërish miliarder

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West  ka bërë bujë pasi bëri komente antisemitike të cilat janë dënuar nga të famshmit si dhe kompanitë.

Në një postim në Instagram, Kanye  pretendoi se kishte humbur 2 miliardë dollarë brenda një dite. Që atëherë, fansat thuhet se kanë hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur disa para në mënyrë që ai të mund të kthehet në statusin e tij miliarder.

Sipas disa pamjeve nga Pop Tingz  faqja synon të mbledhë 1 miliard dollarë. Në fillim të këtij muaji, Adidas njoftoi se kishte përfunduar bashkëpunimin me reperin dhe sekuestroi prodhimin e të gjitha produkteve të markës Yeezy.  Forbes raportoi se Kanye nuk është më miliarder pasi  dhe kompani të tjera si Gap dhe Balenciaga i dhanë fund partneritetit.

GoFundMe nuk është më e disponueshme, por screenshot kanë tërhequr shumë vëmendje dhe reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Një person shkroi në Twitter: “Ka shumë njerëz të tjerë që mund të përfitojnë nga ato para. Ju mund të ndërtoni një shkollë. Të ndihmoni qindra fëmijë dhe familje. Pse të shqetësoheni ta bëni atë përsëri një miliarder??”  “Do të doja që njerëzit të bënin të njëjtën gjë për të tjerët. Për ata që janë në të vërtetë në nevojë,” shtoi dikush tjetër./Lapsi.al



1 Comment

  1. Pse duan ta bejne miliarder Kanye west? Sepse bota po shkon perpara nga 1% ndersa inteligjenca e shumices prapa.Jane miliona njerez qe vuajne ne Amerike qe duhen ndihmuar,por jo duan te bejne miliarder nje njeri qe vec zerit te tij nuk ka agje me shume se 320 milione amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *