• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar

Arkiva, Lajme
kakavijë, rrëmbeu, kërkim, sekuestrohen, Greqi



Sekuestrohen rreth 59 kg marijuane në një kamion në Igumenicë. Konkretisht në mesnatë oficerët e patrullës së Paramithisë kanë pikasur një kamion me targa të huaja të parkuar në anë të rrugës. Në vendin e shoferit ndodhej një shtetas grek. Ai kishte ndërruar jete. Kamioni transportonte mallra drejt Athinës.

Me anë të një qeni është ushtruar kontroll në kamion ku mes mallrave janë zbuluar tre kuti kartoni. Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan 54 pako me marijuanë të llojit Skunk me sasi totale 58 kg 906 gram.

Policia greke ka arritur të kape një shtetas grek, i cili në bashkëpunim me një grek tjetër tashmë në kërkim dhe dy të panjohur, kanë tentuar të çajnë kamionin me qëllim marrjen e drogës. Është sekuestrohen dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.

Lexo më tej: Itali, çifti shqiptar arrestohet për drogë

Lexo më tej: Arrestimi në Turqi/ Polici shqiptar me drogë shoqërohej nga ish-komandoja 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *