• |
ide | kryesore

Doris Pack i del në mbrotje Berishës: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj tij

Arkiva, Lajme



Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE-së, Doris Pack thotë se vendimi i DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha, është vendim politik dhe jo juridik.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet. Por Pack nënvizoi se anjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injorinin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institutcion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.

Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.

Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington.

Ajo u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike.

Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD dhe nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar.

“Nuk mund të flas me shumë komptetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurt që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjasahtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar”, theksoi ajo.



5 Comments

  1. Dhe nga e di Doris Pack, (Presidentja e Forumit tëe Grave te Partive Popullore Europiane), se SHBA, me konkretisht Departamenti i Shtetit Amerikan, nuk ka asnje fakt per shpalljen non grata te Berishes?!

    Apo shkoi nje dite te bukur ne banjo per te dhjere dhe befas iu shfaq nje vegim?!

    PS: Miqte Europiane te Berishes, keta sharlatane. Ata 2-3 qe i kane mbet.

  2. Shkur, qarte, paster.

    Eshte lobuar, ose ne ne shqip, eshte dhene rushfet miliona euro zyrtareve te larte te qendrave

    vendimmarrese ne Bruksel, Berlin e vendeve te tjera nga taksat e taksapaguesve shqiptare pra edhe atyre

    demokrate kunder Partise demokratike , kunder pluralizmit ne Shqiperi.

    Qellimi ? Rivendosja e monizmit ne Shqiperi, por jo i nje monizmi si i Enverit qe mire apo keq i trajtonte

    te gjithe njelloj, por i nje monizmi hajdut qe e ve nje pjese te popullit kunder pjeses tjeter, i nje monizmi

    qe kerkon te zhduke edhe fizikisht gjysmen e popullsise qe nuk i ben temena qeverise njepartiake.

  3. Ne fakt logjikisht ka te drejte. Meqe amerikanet e moren ne pronesi drejtesine tone ne 2015 , pse nuk priten drejtesine e tyre (tonen) te shqyrtonte sic e do ‘zakoni’ faktet qe qendrojne ne baze te vendimarrjes te shtetit te tyre per ta shpallur non-grata. Ne ne 2015 na u premtua qe Amerika do i zgjidhi keto gjera me gjykata, jo me DASH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *