• |
ide | kryesore

Ish punonjësi: Kanye West, adhurues i Hitlerit

-Instant, Paparazzi, Slider



Një raport i ri pretendon se Kanye West dyshohet se ka bërë komente antisemitike në vendin e punës për vite me radhë. Ai ka paguar një punëtor për t’i mbyllur gojën për sjelljen e supozuar raciste.

Ish punonjësi  dyshohet se ishte dëshmitar i shumë rasteve në të cilat ai lavdëronte Adolf Hitlerin ose nazistët në takime biznesi, sipas NBC News.

“Ai më kishte thënë një mori fjalësh se si, “nazistët janë të mirë në propagandë”, pretendoi stilisti, Ryder Ripps. Reperi dyshohet se ka thënë një herë në vitin 2018, “Nuk je i ofenduar që  jam i interesuar për nazistët.”

Edhe pse Ripps nuk e kishte marrë seriozisht West, tani ka ndryshuar pas komenteve në mediat sociale.“Kjo është e rrezikshme. E neveritshme. E dhunshme”, tha artisti.“Me këtë që po ndodh,është shumë e qartë se ky është një lloj obsesioni i neveritshëm. I mbushur me urrejtje nazist.”

Ripps dhe burimet e tjera nuk janë të parët që kanë dalë me pretendime se artisti ka një histori obsesioni me Hitlerin. Një drejtues biznesi pohoi gjithashtu se këngëtari fliste hapur për leximin e “Mein Kampf”, i shkruar nga lideri i Partisë Naziste.

“Ai do të lavdëronte Hitlerin. Kanye tregonte se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të grumbullonte kaq shumë pushtet. Do fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman,” pretendoi ish-kolegu./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/27/akademia-e-kanye-west-mbyllet-pas-komenteve-antisemitike/



1 Comment

  1. Per propagande, jo Gebelsi, po ska lind makineri propagandistike as popull me propagandistik se serbet thuajini ketij kengetari, politikani a cka e mban veten me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *