• |
ide | kryesore

Video/ Gabriel i jep fitoren Arsenal në derbin me Chelsea: Broja nuk eviton dot disfatën e Potter

-Instant, Sport, Video
Gabriel



Java e pesëmbëdhjetë e Premier League u hap me derbin e shumëpritur londinez mes Chelsea dhe Arsenal. Në Stamford Bridge, Gunners fituan ndeshjen 1-0: goli i Gabriel ishte vendimtar në minutën e 63-të. Skuadra e Arteta luajti me personalitet të madh dhe u rikthye në krye të renditjes +2 ndaj Manchester City. Nga ana tjetër, Blues rrezikuan vetëm në fund, kur në fushë hyri Broja. Shqiptari nuk evitoi dot humbjen e dytë radhazi të Potter në kampionat.

Në derbin e Londrës, Arsenal triumfon, duke mposhtur ngushtë Chelsea. Një Arsenal pothuajse perfekt, dominoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke marrë suksesin në fund. Gunners e filluan më mirë sfidën në Stamford Bridge, duke rritur menjëherë ritmin. Skuadra e Arteta u bë e rrezikshme në minutën e 10, me goditjen e Ëhite që fshikulloi shtyllën. Skuadra e Potter bëri përpara me një goditje nga distanca, por miqtë u përgjigjën menjëherë me një veprim personal të Gabriel Jesus. Ndërhyrja e Thiago Silva ishte shpëtimtare. Loja në gjysmën e parë nuk e ndryshoi rezultatin, edhe pse Blues filluan të mendojnë dhe të shtyjnë në fazën sulmuese.

Me kthimin në fushë historia nuk ndryshoi, miqtë rritën ndjeshëm ritmin e lojës dhe mbyllin në gjysmëfushën e tyre Chelsea. Për Blues mbeti vetëm kundërsulmi si mundësi. Episodi vendimtar erdhi në minutën e 63. Goditja e këndit nga Saka përshkoi të gjithë zonën dhe u devijua në rrjetë nga Gabriel. Avantazhi i Arsenal dhe ekipi i Potter duket se e ndjeu goditjen. Broja për Aubameyang në minutën e 64 ishte lëvizja për të ndryshuar historinë, por Saka e Odegaard ishin afër dyfishimit për Gunners. Në minutën e 80-të loja u ndal për një kontroll në VAR. Cucurella u duk se e preku topin me dorë, por për arbitrin nuk ka asnjë shkelje. Në bilbilin e trefishtë, pas pesë minutash shtesë, Arsenal mund të festojë duke marrë në shtëpi tre pikë vendimtare.

HIGHLIGHTS CHELSEA-ARSENAL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *