• |
ide | kryesore

Køkaina tek bananet në Durrës, lihen në burg të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar dy ditë më parë, lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit më datën 03.11.2022.

Gjykata ka vendosur 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara.

Policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori 33.5 kg kokainë.

Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.

Ndërsa 1 ditë më vonë, më 4 nëntor, policia bëri me dije se arrestoi Petrit Demishaj., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Ndërsa pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim.



4 Comments

  1. Pra krisma nuk ka patur. Droga eshte futur ne ngarkese pasi malli eshte skanuar. Dmth malli ka ardh nga Durresi apo Tirana , eshte futur ne kontenier pas skanimit. Dhe jeta vazhdon. Beni nje emision tjeter me Trifonin tani.

  2. Kot me pyt: e zejme se dikush te dergon me poste nje pako ne adresen e shtepise tende dhe policia sipas disa informacioneve anonime vjen dhe e kontrollon dhe gjen se brenda saj ka droge.

    C’pergjegjesi ke ti si marres?

    Se keshtu i bie qe nqs. ke inat ndonjerin, thjesht i dergon nje pako me droge ne shtepi dhe e heq qafe.

    Ne menyre analoge, c’pergjegjesi ka Banaking se cfare i kane futur ne dergesen e bananeve?!

    Une jam 90% i bindur qe vete Banaking ka gisht, se s’mundet nje kompani bananesh te harxhoje aq shume para sa harxhon ajo ne marketing, por bindja eshte nje gje, te provosh ate bindje eshte nje gje tjeter.

    Hetuesit duhet te gjejne lidhjen direkte midis Banaking dhe futjes se kokaines ne dergese ne te kundert kompania eshte totalisht e pafajshme para ligjit.

    1. Eshte pergjegjesi ligjore e kompanise te mbikqyre ngarkesen qe nga momenti i pare e deri ne perfundim te procesit. Kompania ka nje perfaqesues ligjor te ngarkuar pikerisht per kete proces.

  3. Aman ju lutemi,arestoni e beni ctë doni vetem Trifonin jo eshte i pa fajshem, për koken e Sandrit qafsha Arditin mos Trifen mos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *