• |
ide | kryesore

Marrëveshja për Portin e Durrësit dy miliardë euro, shteti merr thërrimet, veç 2% të xhiros vjetore të Marinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në projektin dy miliardë dollarë te Ballinës së Durrësit, që do të zbatohet nga Eagle Hills Real Estate Development dhe shteti shqiptar parashikohet një fitim të ulët për këtë të fundit.

Relacioni i marrëveshjes së miratuar një javë më parë në qeveri parashikon se fitimi real të jetë 2% i xhiros vjetore të Marinës. Thuajse të gjithë nenet e projektligjit të marrëveshjes citojnë shtojca dhe elemente që qeveria ka preferuar t’i mbajë sekret, duke e lënë kështu në terr publikun mbi përfitimet reale të tij, që nga një investim gjigant i kësaj natyre do të ketë vetëm “thërrime”.

Një nga paqartësitë më të mëdha lidhet me faktin se projekti që parashikon kompleks ndërtimor dhe një marinë për jahtet lë të kuptohet se përfitimi do të llogaritet vetëm mbi 2% të xhiros së Marinës. Pra zona ku do të ankorohen jahtet si dhe pjesa e biznesit e lidhur me Marinën.

“Investitori strategjik do t’i paguajë MIE-s një tarifë vjetore të barabartë me dy (2) për qind të xhiros vjetore që investitori strategjik do të grumbullojë nga Marina, bazuar në pasqyrat financiare për çdo vit financiar.

Menjëherë pas mbarimit të kohëzgjatjes së marrëveshjes për Marinën përkatëse të drejtat e investitorit strategjik do të mbarojnë automatikisht dhe pronësia e Marinës dhe aseteve përkatëse, duke përfshirë, por pa kufizim, të pajisjeve elektromekanike dhe kompjuterike në lidhje me të, do t’i transferohet MIE-së, dhe Investitori Strategjik nuk do të ketë më të drejta t’i përdorë dhe gëzojë ato” thuhet në relacionin e dorëzuar në Kuvend për projektin që do të zerë vendin e portit aktual të Durrësit.

Dokumentet nuk janë shumë të qarta për përfitimin real nga ndërtimet rezidenciale dhe ato të biznesit që do të ketë ky projekt dhe ku fitimet e investitorit pritet të jenë të jashtëzakonshme në kushtet kur toka e vënë në dispozicion i garantohet nga shteti, taksa e infrastrukturës dhe strehimit social po i falen duke e llogaritur si pjesën takuese të shtetit shqiptar në investim.

Perceptimi mbi një përfitim minimal të shtetit në këtë projekt duket se përforcohet nga mosdhënia e detajeve të nevojshme për çdo element të marrëveshjes, e cila vijon të jetë e papublikuar dhe do të kalojë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend.

Shteti tenton që në marrëveshje të theksojë se do të ketë të drejtën e vendosjes së vetos në çështje të rëndësishme të asamblesë së aksionerëve, si dhe një kontroll mbi aspektet financiare të zbatimit të projektit por të gjitha këto janë të ndara nga përfitimi real që do të marrë nga zbatimi.

Lidhur me financimin e projektit që do të zbatohet në dy faza relacioni i projektligjit të marrëveshjes parashikon që “financimi i investitorit strategjik do të sigurohet përmes kombinimit të:

– financimit të kapitalit nga Eagle Hills-i;

– financimit të borxhit të kontribuuar nga, ose në emër të, Eagle Hills-it;

– të ardhurave e shitjeve të grumbulluara prej klientëve nga investitori strategjik;

– huamarrjes nga institucionet financiare, dhe

– investimeve nga investitorë palë e tretë, të organizuara nga Eagle Hills-i;

Në këtë marrëveshje është synuar që pesha e investimit t’í bjerë vetëm palës investuese, pasi ajo e ka marrë përsipër investimin”. /MONITOR



16 Comments

  1. Dhe keta do dalin me fitim si Bankers dhe do e ndajne me shtetin ate 2%, qe prape eshte teper. Rrofshin patronazhistet!

  2. Kot nuk thone po ja ka ndertu baba futu ne pazar , po e ka ndertu vete mos hyje fare ne pazar .
    Ketij palloshi sja ka lene as baba e as e ka te tijen , thjesht po shet shqiperine per pasuri .

  3. Mall pa zot , bjeri ti bime e ne fund te bejme llogarine ça fusim ne xhep . Ja ky eshte kryeministri yne .
    Mire qe po shet e po vjedh si ne are te babait por edhe gerhushet kurva kur i kerkon llogari .

  4. 2 miliarde fucking Euro do te hidhen ne vend dhe hallin e kane tek shteti qe do te marr 2%.

    Po sa do te marr shoqeria o drite-shkurter?

    Sa miliarda te tjere me punesim e turizem do te gjenerohen?!

    Per ca kujtoni se po investojne ata sulltanet ne Durres dhe jo fjala vjen ne Sardenja? Per syckat tuaja te bukura?

    Po per lehtesimin nga taksat o te zinje! Per lehtesimin nga taksat!

    Ua ua ua sa injorante!!!

    O Ed, po si ja del me keta katnare mor plak?!

    1. Nuk e di si arsyeton ti o birbo por
      – 2 miliarde do investoje ne pronen e tij jo “ti hedhe ” ne Shqiperi..Pastaj eshte per tu pare sa do investohen e sa “do lahen” nga mekatet e droges dhe krimit.
      – e dyta ne sardenja, fjala vjen” investohen rreth 6 miliarde ne vit, kjo nepermjet planeve mjedisore te aprovuara dhe ne konsultim me shoqerine dhe popullsine duke i paguar taksat shtetit..
      – Punesimi dhe turismi nuk kane nevoje se edhe tani nuk ka piunetore te mbushin vendet e lire.
      – Edhe dicka tjeter, nje investim i till oligark, jo vetem qe do prishe e ndose bregdetin, por do te veshtiresoje daljen e investitoreve te tjere sepse keta kane limituar konkurencen, pra o do shkosh tek oligarku e naftaxhiu o do ikesh ne itali..

        1. po cdo debatosh ti. ti shkruan parrulla tifozlliku per Ramen! Ti nuk ke tru te debatosh. Ik e fli se neser je per pune patronazhisti ne shtet

    2. Gomar ngelet gjithe jeten ju te rilindjes, asnji pike tru nuk ju punon. Zorraxhinj bythlepires pa dinjitet

      1. Dakord! Dhe cilat jane kunder-argumentet e tua qe kundershtojne ate qe shkruaj une me lart?!

        Jashteqitja verbale nuk eshte kunder-argument.

  5. Si injorant qe jam ose sylesh, nje pyetje palikarit; a perfiton shqiperia nga gazi qe kalon?
    Nqs perfiton, pse une vazhdoj te kursej gazin e çakmakut?

    1. pyet Salen se ai e beri marveshjen, edhe ajo ishte mos te themi deshtimi me i madhe ne histori, veper qe sle fitim ne te ardhemen, kurse porti i dursit do mbetet per jete prodhim te ardhurash, edhe mos bej me krahasime se eshte turp

      1. lere shishen e veres dhe vazhdo me coca cola, se mendimet te dalin te dehura..Burimi i te ardhura ve te kujt o i ftohur nga propaganda..2% te fitimit vjetor (per nja 50 vite do dali me humbje) dhe kur te dale me fitim do jete shkaterruar..
        Kujt i tregon turpin ti ore spurdhjak.. Perse shefi yt e ka akoma sekret marreveshjen, apo se eshte me fitim per kete popull.
        O fyell ridhjerje, kujt do ja hidhni ju Ju
        rrugaca sallahana
        vagabonda shakllabana
        rricna t`ndyet, mikrobe të kqi
        qi të mjerës moj Shqipni
        kthelltë hi i keni në mushkni

    2. Leje fare cigaren dhe do kursesh jo vetem gazin, por nja 150.000 Leke/muaj x 12 = 1.800.000/vit

      1.800.000 x 5 vite= rreth 10 milione leke te vjetra.

      Pra ne harkun e 5 viteve o ja shtron per ne Londer ose mbjell token si c’te ka thene Rama!

      Easy-peasy…

  6. Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

    “Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

    Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *