• |
ide | kryesore

Video/ EFL Cup, Manchester City dominon Chelsea, Broja nuk bën dot keq: eliminohet Tottenham e Arsenal

-Instant, Sport, Video
EFL Cup



Në raundin e tretë të Kupës së Ligës angleze EFL Cup, Manchester City mposhti Chelsean 2-0 në ndeshjen më të rëndësishme. Mahrez dhe Alvarez shënuan golat që vendosën ndeshjen. Armando Broja për 68 minuta në fushë, nuk i bëri dot keq prapavijës së Guardiolës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u zëvendësua nga Mount, por rezultati nuk ndryshoi.

Befasi në ndeshjet e tjera të EFL Cup, një pjesë e të cilave kërkuan penalltitë për të vendosur të kualifikuarit. Tottenham i Conte eliminohet nga Nottingham (0-2). Humbet e del jashtë turneut edhe Arsenal, i thyer 3-1 nga Brighton. Wolverhampton fiton minimalisht ndaj Leeds. Sfidat e tjera u vendosën me penallti: Liverpool, Newcastle, Southampton dhe Blackburn kaluan respektivisht ndaj Derby, Crystal Palace, Sheffield Wednesday dhe West Ham. Për Reds një rezultat i rëndësishëm, duke qenë se evituan daljen, në kohën kur në kampionat janë shumë prapa kreut.

Lexo më tej: Video/ Gabriel i jep fitoren Arsenal në derbin me Chelsea: Broja nuk eviton dot disfatën e Potter

EFL Cup England
Arsenal 1-3 BRIGHTON & HOVE ALBION
NEWCASTLE UNITED 0-0 Crystal Palace (PP)
NOTTINGHAM FOREST 2-0 Tottenham Hotspur
SOUTHAMPTON 1-1 Sheffield Wednesday (PP)
West Ham United 2-2 BLACKBURN ROVERS (PP)
WOLVERHAMPTON WANDERERS 1-0 Leeds United
LIVERPOOL 0-0 Derby County (PP)
MANCHESTER CITY 2-0 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *