• |
ide | kryesore

Foto nga sateliti/ Rusët ikën nga Kherson, por shkatëruan 7 ura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ura



Të paktën 7 ura janë shkatërruar në Kherson në 24 orët e fundit. 4 prej tyre kalojnë në lumin Dnipro. Pamjet janë prej imazheve satelitore nga kompania amerikane Maxar Technologies.

Dy ura, një automjet dhe një urë hekurudhore që ndodheshin në majë të një dige në Nova Kakhovka ishin mes atyre të shkatërruara. Muajt e fundit, sulmet ukrainase mbi dhe pranë urës e kishin dëmtuar rëndë atë.

Por rusët e shkatërruan plotësisht bashkë me një sërë pjesësh të rrugës. Ura hekurudhore Antonivskyi, e vendosur në lindje të urës së automjeteve, u shkatërrua gjithashtu. Një tjetër urë, e cila kalon lumin Inhulets në Darivka, u hodh në erë.

Dy ura të tjera, një autostradë dhe një urë për këmbësorë u shkatërruan në fshatin Tyahinka. Fshati ndodhet vetëm 14 milje në lindje të digës në Nova Kakhovka.

Është e paqartë se kush është përgjegjës për shkatërrimin e urave. Ato vijnë pasi forcat ushtarake ruse u tërhoqën nga bregu perëndimor i Dnipro në rajonin Kherson. ©LAPSI.al

ura

LEXO EDHE: Tërheqja e trupave nga Kherson, ushtarët rusë maskohen si civilë për t’u larguar



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *