• |
ide | kryesore

Lindsay Lohan shfaqet për herë të parë në publik me partnerin e saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Lindsay Lohan bëri debutimin e saj të parë në tapetin e kuq me bashkëshortin Bader Shammas  në shfaqjen e filmit të saj të ri  “Falling For Christmas”.

Ecja e Lohan dhe Shammas në tapetin e kuq vjen gati pesë muaj pasi ata thanë: ‘Pranoj’. Page Six raportoi  në korrik se çifti u martua vetëm disa orë para se aktorja të festonte ditëlindjen e saj të 36-të.

Dyshja ndezën thashethemet e fejesës kur aktorja postoi një foto  në Instagram, duke shkruar: “Unë jam femra më me fat në botë. Ai më gjeti dhe e dinte se doja të gjeja lumturinë . Jam e habitur që ky është burri im. Jeta ime dhe gjithçka e imja. Çdo grua duhet të ndihet kështu çdo ditë.”

Në atë kohë, babai i saj, Michael Lohan, deklaroi se ai i dha Shamas miratimin e tij. “Ai nuk është tip hollivudian. Ju nuk shihni asnjë foto të tyre në shtyp.Ajoo është me një djalë që nuk i pëlqen qendra e vëmendjes”,tha Michael. “Të gjithë janë të lumtur”, shtoi ai. “Lindsay iu kthye jeta kur e takoi. Ajo ka jetuar një jetë vërtet të lumtur dhe të shëndetshme.”

Lindsay ishte e fejuar më parë me playboy-in rus Egor Tarabasov derisa i ndërpreu gjërat në vitin 2016. Ajo ishte gjithashtu e fejuar me aktorin Wilmer Valderrama në vitin 2002. Por të dy u ndanë pas vetëm katër muajsh së bashku./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *