• |
ide | kryesore

U largua nga stadiumi i mbajtur nga krahët: Armando Broja lë kombëtaren e kthehet në Londër

-Instant, F1, Sport
Armando

Armando Broja ka lënë grumbullimin e kombëtares e ka fluturuar në Londër për tu rikthyer te Chelsea. Sulmuesi u largua nga fusha me një dëmtim në kavilje, pas një kontrasti me Verratti në fillimin e pjesës së dytë të miqësores mes Shqipërisë dhe Italisë. 21-vjeçari mori një goditje në kyçin e majtë në minutën e 50-të kundër Italisë. Armando u dërgua jashtë fushës dhe u pa me akull në kyçin e këmbës pak më vonë. Pjesën e dytë Broja e ndoqi nga stoli, ndërsa nga stadiumi doli i asistuar nga stafi mjekësor.


Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion të Edoardo Reja për miqësoren e të shtunës kundër Armenisë. Natyrisht, do të ketë kontrolle të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim. Chelsea shpreson se dëmtimi nuk është serioz, me departamentin mjekësor të do të vlerësojë lojtarin për ndonjë dëmtim të mundshëm në ditët në vijim. Dëmtimi edhe i Ruben Loftus-Cheek në humbjen 1-0 të Chelsea ndaj Newcastle, i shtoi një listë të gjatë në infermieri londinezëve përpara pushimit të Kupës së Botës.


Lexo më tej: Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

Në këtë listë dëmtimesh, përfshihen gjithashtu Reece James, Ben Chilwell, N’Golo Kante, Wesley Fofana, Kepa Arrizabalaga dhe Carney Chukwuemeka. Blues, megjithatë, shpresojnë që pauza gjashtë-javore për Kupën e Botës do të shohë që shumica e tyre të kthehen. Vetëm Kante nuk ka shanse të rikthehet për ndeshjen e radhës kundër Bournemouth më 27 dhjetor.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.