• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës arreston 11 persona për vepra të ndryshme penale

-Instant, Lajme, Të fundit
policia e Tiranës



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 shtetas për vepra të ndryshme penale. Veprat përfshijnë dhunë në familje, shkelje e masës së arrestit, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe aksident. Ndër ta një 56-vjeçar dhe një 44-vjeçar kanë rënë në pranga në Tiranë për veprën penale “dhunë në familje”.

A. Th., 56 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij. Ndërkohë A. Xh., 44 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. D., 45 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

– D. Ç., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;

– D. C., 27 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç, pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Xh. D., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. S., 43 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L., 34 vjeç dhe M. C., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. Arrestime arrestime arrestime
    Nje zot e di ku po shkojme
    Ju qifsha rracen shtet shkerdhate.
    U beme si ne kohen e Enverit. Nje polici e mbushur me idiot me qelbesira qe pa lidhje dhe pa llogjike, vetem per rezultate i privon lirine njerezve te lire.
    Keni vene tani dhe ne krye nje fshatar debil, tipik si hetuesit e Enver Hoxhes, medioker dhe do behet ky shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *