• |
ide | kryesore

Përmbytja/ Bashkia e Shkodrës: Janë evakuar 22 familje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lezha

Bashkia e Shkodrës ka bërë një përditësim të situatës, pas përmbytjeve të ditëve të fundit të ndodhura në disa zona të qytetit.


Bashkia njofton se vërehet rritje e kuotave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin, duke theksuar se sipërfaqja totale e përmbytur është rreth 1458 hektar.


Gjithashtu në njoftimin e Bashkisë bëhet me dije se janë evakuar 22 familje nga zonat e përmbytura, përkatësisht 84 persona.

Detaje nga Bashkia: 

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 22.11.2022, ora 12.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Vërehet rritje e kuotave në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Drin.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 10.00, shënon kuotën 7.71m, (nga 7.70 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 10.00, shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.50 m qe ishte ne oren 10.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1458 Ha, (nga 1458 Ha te ores 10.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha, (nga 700 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit eshte e kalueshme

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, (nga 120 Ha qe ishte ne oren 10.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga Darragjat-Shirq në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit nuk ka presence te ujit,

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje grreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 22 familje, (nga 23 familje te raporuara sipas ores 10.00) të evakuara, gjithsej 84 (nga 86 qe ishte ne oren 10.00) persona, kryesisht nga Njësitë Administrative:

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 (nga 13 familje qe ishte ne oren 10.00), 57 persona, (nga 57 qe ishin ne oren 10.00), jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1, 1 familje (5 përsona), (nga 2 familje qe ishin ne oren 10.00)

Të akomoduar në konviktin 3 familje, ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit.

Nuk ka shtepi me presence uji.

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.


1 Comment

  1. këta të opozitës duan pushtet për vete; pushtetin e presin vetëm nga e keqja, nga varfëria, nga rrënimi i vendit. Ëndrra e tmerrshme: Sikur njerëzit të mbeten pa bukë e pa ujë…, të bjerë një murtajë që të shtrihen rrugëve…, të sulen për vdekje kundër njëri- tjetrit si në vitin 1997…U kujtua pinjolli i spiunit spahia te kujdeset per shkodranet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.