• |
ide | kryesore

Cher flet për romancën me producentin 40 vite më të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Cher ka zbuluar së fundmi detaje nga romanca me producentin, Alexander “AE”, Edwards.

Pasi këngëtarja “If I Could Turn Back Time”, postoi një foto të Alexander, një nga ndjekësit e saj pyeti se cilat nga cilësitë e tij admiron më shumë.

“Ai është i sjellshëm, i zgjuar, qesharak… dhe ne [puthemi] si adoleshentë”, shkroi Cher. Fituesja e Grammy-it i dyfishoi këto atribute në një tjetër postim në Twitter, duke thënë: “Unë e dua atë sepse nuk është frikacan. Është i mirë, i bukur , i talentuar. Ne flasim dhe më bën të qesh.”

Ajo vazhdoi të shkruante, “Ai është 36 vjeç dhe në fund ai erdhi pas meje. Ne e duam njeri tjetrin.” Romanca e çiftit u bë fillimisht tituj në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan  në Los Angeles të kapur për dore. Artistja  më pas iu përgjigj kritikave për marrëdhënien e tyre përmes mediave sociale.

“Dashuria nuk njeh matematikë,”, shkroi ajo në një postim të fshirë që atëherë, duke vënë në dukje se ajo dhe partneri i saj ishin “të lumtur dhe nuk shqetësonin askënd”. Cher shtoi, “Më lejoni të shpjegoj…Nuk më intereson se cfarë mendoni”

Këngëtarja e “Believe” ishte e martuar më parë me Sonny Bono nga 1964 deri në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 deri në 1979. Ajo ka djemtë Chaz, 53 vjeç dhe Elijah, 46,me muzikantët e ndjerë. Sa i përket Edwards-it, ai ka një djalë, Slash me Amber Rose. Kjo e fundit  e akuzoi reperin se e tradhtoi me shumë gra në gusht 2021./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *