• |
ide | kryesore

Ekzekutoi bashkëshorten shtatzanë me tre plumba, vetēvritet Sokol Halili

-Instant, Lajme, Të fundit


35-vjeçari Sokol Halili, i cili ishte shpallur në kërkim pasi vrau me bashkëshorten e tij shtatëzanë, është vetëvrarë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçela përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Sveçla shton se pavarësisht tentativës së policëve që ai të dorëzohej, ai është vetëvrarë.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, shkruan Xhelal Sveçla.

Sipas autopsisë, viktima, e cila ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë, u qëllua me 3 plumba. Ajo mori dy plumba në gjoks dhe një në kokë, që rezultuan fatale për jetën e saj. Viktima ishte pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshorti, për shkak të dhunës së ushtruar nga ai. Familjarët e të ndjerës kanë treguar se 35-vjeçarja dhe autori ishin ndarë 5 muaj më parë.


2 Comments

  1. Prepare to be tortured: - the price you will pay for dating a narcissist by A.B. Jamieson thotë:

    qe ne vetull kuptohet qe eshte psikopat
    edhe syte e vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *