• |
ide | kryesore

Arrestohet polici që fshinte gjobat nga sistemi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjobat, Policia, gjoba



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se ka arrestuar një efektiv policie. Një tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Në pranga është vënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë policisë rrugore. Në gjendje të lirë është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha. Dy kolegët kundrejt shumave të parave nga qytetarët e ndryshëm kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të policisë rrugore.

Duke pasur akses në sistem, pasi siguronin paratë si ryshfet arrinin qe gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara. Në pranga gjithashtu është vënë dhe sekseri i dy efektiveve, Erion Brako. Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi. Vlerat monetare i ndante me efektivët e policisë rrugore. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. po pse o Ben si e kishe policine ne kohene PD? Te canin trapin duke te zene prita mbas cdo kthese me te mor lek. Te ndalonin kot e kerkoshin pretekse per lek

  1. Policia nuk ka ngjyra politike.
    Ata thjeshte o jane vrases o jane gjobvenesa. Ne cdo sistem policia e qelbistanit eshte nje vrime muti. Mos ju rente rruga. Ta gezoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *