• |
ide | kryesore

I dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj ankimon vendimin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-polici i skuadrës “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj ka ankimuar vendimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Apelit. Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vrasjen e Klodian Rasha dy vite më parë. Hajdaraj u akuzua për vrasje me dashje dhe u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës.  Kjo gjykatë më vonë do merrte vetem 12 vite dënim të shkurtuar. Kjo gjë shkaktoi zemërim te familajrët e Rashës.

Prokuroria e Tiranës u detyrua të ndryshonte akuzën e fillimit me të cilën e kishte lënë në qeli punonjësin e Policisë. Ky ndyshim i hapi rrugë autorit që të mos pajtohej me vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe as atë të Gjykatës së Apelit. Tashmë ai iu ka drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs, duke kërkuar që gjykimi i dosjes së tij të kryhet nga një kolegj penal. Kjo pasi ai beson se e ka kryer vrasjen e Klodian Rashës në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes. Hajdaraj refuzoi që në fillim që ta kishte kryer krimin e rëndë me dashje. Kjo edhe pse Klodiani, në momentin që u qëllua kishte vetëm pak metra të hynte në shtëpinë e tij.



2 Comments

  1. Te vraposh pas nje shtetasi te paarmatosur sic eshte pare nga pamjet dhe ta quash vetmbrotje kjo eshte LAJTHITJE. Por nuk eshte faji i ketij vrasesi me veshje policore por i qelbesires se prokurorise qe i ka “krijuar” hapesiren e nevojshme qe ta kundershtoje Vendimin.
    Nese Gjykata e Larte nuk do ta ndryshoje vendimin dhe ta “Denoje me 25 vjet burg” masa me e lehte dhe nderi me i madh qe mund t’i bejne ketij MOSTRE VRASES, atehere familja ka te gjithe te drejten e botes ta zgjidhe te drejten e saj ne raport me humbjen e pesuar……. . Dhe per Prokurorin duhet menjehere qe ILD e KLP te fillojne procedurat e shkarkimit …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *