• |
ide | kryesore

Provokimet e Paredes e fyerjet e Messi rrezikojnë t’i lënë pa gjysmëfinale: Fifa hap dy procedime disiplinore

-Instant, Sport
Paredes



Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur dy procedime disiplinore kundër Argjentinës dhe Holandës. Veprimi është ndërmarrë pasi janë analizuar pamjet e sherrit në fushë, në fund të çerekfinales së Kupës së Botës në Katar. Protagonistët më të zjarrtë janë Paredes e Messi. Procedimi kundër Federatës së Futbollit Albiceleste ka të bëjë me shkeljet e mundshme të neneve 12 dhe 16 të Kodit Disiplinor. Bëhet fjalë respektivisht për “sjellje të keqe të lojtarëve dhe zyrtarëve” dhe “rendi dhe siguria në ndeshje”. Federata Holandeze përballet me shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Holandë-Argjentinë, që u mbyll me 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq, u karakterizua nga episode tensioni. Si dhe një seri sherresh të dhunshme apo gjeste flagrante. Ndeshja doli jashtë kontrollit pas një topi të goditur me forcë nga Paredes kundër pankinës holandeze. Tensionet u përshkallëzuan pasi pankina dhe drejtuesit e Argjentinës hynë në fushë në fazat e fundit të kohës së rregullt, kur Holanda sapo kishte shënuar dy gola. Degjenerimi i situatës erdhi në fakt gjatë dhe pas goditjeve të penalltive.

Lexo më tej: Video/ Holanda rikuperon dy gola në fund, por humbet me penallti: në gjysmëfinale shkon Argjentina

Argjentina tani dridhet, sepse është rreziku i skualifikimit. Më të ekspozuarit për një penalizim të mundshëm janë Messi e Paredes. Dy lojtarët do t’i shtoheshin kështu të skualifikuarve për shumë kartonësh të verdhë Acuna e Montiel. Argjentina shpreson tia hedhë me një gjobë, për të mos kompromentur ndjekjen e ëndërrës. Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh të dëmshme sjelljen e dy lojtarëve, të martën në orën 20:00 Argjentina do jetë pa dy titullarët e saj kundër Kroacisë.



1 Comment

  1. pordh me rigon

    po nuk u fut mesi argjentina fiton serish

    si hoqen ronaldon dhe fitoi portugalia evropianin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *