• |
ide | kryesore

Alarm për bømba në disa shkolla në Podgoricë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në disa shkolla fillore në Podgoricë janë alarmuar pas njoftimeve që morën përmes psoatës elektronike për vendosjen e bømba në ambientet e tyre.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ministria e Arsimit u rekomandoi të gjitha shkollave që nxënësit dhe punonjësit të largoheshin nga mjediset shkollore.

Sipas burimeve nga mediat vendase, nxënësit atje u evakuuan menjëherë nga policia vendase dhe nisi “pastrimi” i zonës, por asgjë nuk u gjet.

“Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se alarmet e rreme për bomba të vendosura në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të shpeshta.

Edhe në prill të këtij viti pati të tilla alarme të rreme në disa shkolla në Malin e zi, ku u evakuuan të gjithë nxënësit.

Ndërsa më 8 dhjetor u dha një tjetër alarm i rremë për lëndë shpërthyese në Gjykatën e Lartë në Podgoricë duke bërë që të ndërpriten të gjitha gjykimet dhe të evakuohen punonjësit e saj.



5 Comments

      1. Per ca te pjerdh mo kari. Per influencen e rublave ne Ballkan?!

        Po je ti rrote kari nese nuk e beson!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *