• |
ide | kryesore

Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Djalja e dokumentave të pagesave, që bosët e inceneratorëve kanë bërë për ish ministrin Arben Ahmetaj, ka ndezur edhe njëherë turlilloj teorish konspirative, që mëtojnë të fokusohen në detaje, duke shmangur pamjen e pikturës së madhe. 

Disa ngrenë pikpyetjen se si është e mundur që një reporter, përpra se ta botojë lajmin në median ku punon, ashtu sikurse do bënte çdo gazetar, shkon e i drejtohet SPAK? Të tjerët pyesin se përse autorit të scoop-it, ia shpërfill lajmin Report TV dhe ia bombardon Top Channel, që ngjan si palë e interesuar në këtë aferë? Të tretë pretendojnë se kjo është një lojë për të goditur prokurorinë dhe për ta mbajtur atë nën presionin e pushtetit, ndërsa ka dhe të tjerë, që e shohin të gjithën si një hakmarrje midis ish protagonistëve të inceneratorëve, për të larë hesapet midis tyre.

Natyrisht që secila nga këto hipoteza mund ti’a vlejë të shikohet me lupë, pasi shpesh djalli fshihet në detaje. Secila lëvizje apo tentativë e personazheve të përfshira në këtë mega skandal mund të zbulojë një pistë të re hetimi, apo të ngrejë një pandehmë për atë që ka ndodhur. Por të gjitha këto, në fund të fundit, aq sa janë të rëndësishme për fate të veçanta, po aq rezultojnë të papërfillshme për të kuptuar të tërën.

Lexo me tej:

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Sepse edhe dokumentat e fundit, ku bëhet zhurmë për pagimin e hoteleve super të shtrenjta, tregojnë një gjë: atë se pronarët e inceneratorëve janë sjellë jo si menaxherë të biznesit të tyre, por si administrues të një malli pa zot. Shpërdorimi i parave për bileta avionësh dhe fatura të çmendura fjetjeje, ç’ka u pa edhe më parë për një punonjëse të komisionit për dhënien e koncesionit, tregon se as Zotos, as Mërtirit, as Gugallës, nuk i dhimseshin si të tyret paratë e këtij investimi. Ata shpenzonin pa kokëçarje se e dinin që do merrnin më pas miliona euro pa vënë ende as një tullë, madje disa fish më tepër se sa kushtonin hekurishtet që pretendonin të montonin në Elbasan, Fier e Tiranë.

Po të njëjtat shpenzime marramendëse kanë bërë ata edhe për pjesën më të madhe të mediave të vendit, duke paguar reklamë absurde në një treg me konkurent të vetëm. 

Ky krim, që as u hetua e madje as përmendet kurrë, sepse në të gjitha krahët kanë ende sot nevojë për ndihmën e TV-ve dhe portaleve që u ushqyen me paratë e ndyra të djegësave, e tregon realisht përmasën abuzuese të kësaj mega vjedhjeje. Dhe aq ironike është kjo, sa Top Channel sot, bën sikur shqetësohet për faturën e një nate në një hotel në Romë.   

Pra, po ti shtosh pagesave për udhtime, qokave për mediat, pagesave për baballarët dhe shokët e djemve edhe paratë e korrupsionit për punët e pakryera, që tashmë kanë dërguar njerëz në qeli, ngrihet një pyetje e thjeshtë: A mos ka qenë ideja e ngritjes së djegsave, një skemë e paramenduar grabitjeje? A mos është konceptuar ajo, që në start, si një mënyrë për të zhvatur buxhetin e shtetit?

Edi Rama e ka mohuar kategorikisht këtë hipotezë. Gjatë marrjes në pyetje në komisionin hetimor ai e mbrojti investimin për pastrimin e qyteteve duke e ndarë atë nga ata që kanë abuzuar pas shpinës së tij. Ai i’u përmbajt idesë që veprat ishin ato të duhurat, ndonëse dikush mund të ketë përfituar gjatë ngritjes së tyre.     

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur 

Por faktet tregojnë të kundërtën. Këto abuzime marramendëse, që po shfaqen përditë, të lënë përshtypjen, se Mërtiri, Zoto, apo Gugalla, kanë qenë thjesht administrues por jo pronarë të këtij thesari të programuar për tu zhvatur. Ata janë sjellë me investimet në tre qytete, njësoj si Edi Rama me çarterin që e paguan me paratë e shqiptarëve. Asnjë investitor që e ka pronën e tij, qoftë edhe kur fiton një garë në mënyrë koruptive, nuk është kaq dorëlëshuar në shpenzime. Asnjë biznesmen nuk mund të ketë këtë raport të përmbysur mes lekëve që injekton realisht dhe atyre që shpenzon për qoka.

Mjafton ky arsyetim për të kuptuar se historia e inceneratorëve nuk është një punë e mirë ku u vodh nga pak, por një grabitje e madhe ku teproi diçka. 

Pikërisht për këtë është e rendësishme edhe dalja në shesh e faturave të fundit. Jo për të na provuar njohjen e Ahmetajt me Mërtirin, as për të çertifikuar virgjërinë e Top Channel, por për të na ndërgjegjësuar se inceneratorët ishin një projekt grykësie, pasi përndryshe, nuk do paguanin aq shumë plehra, pa djegur realisht asnjë mbetje.    

©Lapsi.al

  



24 Comments

    1. Taku duan regjim 41 bis

      As ajrim deri ne frymen e fundit.
      Vuajtje pafund dhe vdekje te ngadalte meritojne per cdo lek djerse dhe gjaku te shqiptareve qe kane vjedhur dhe prape do u mbeteshin borxhlinj shqiptareve…

      Meritojne cdo denim

  1. YMER QELBAZA KELLIRES NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER SI MBAN GOJA ERE MUTI DHE DHEMBET I KA TE KRIMBUR DHE ME NGJYRE TE VERDHE thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CYPIT MUT VELIUT KRESHNIK SPAHIUT KOL KYCIT SKYPE EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  2. “ngrihet një pyetje e thjeshtë: A mos ka qenë që në fillim ideja e ngritjes së djegsave, një skemë e paramenduar grabitjeje? A mos është konceptuar ajo, që në start, si një mënyrë për të zhvatur buxhetin e shtetit? ”
    …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
    Pse akoma dyshoni qe kjo nuk ishte nje xhvatje e shtetit me paramendim ? Naiv , eshte shum pak , idiot eshte perseri pak , duhet me qene nga fiset zulu , biles edhe shurdhmemec e i verber , qe te mos e kuptosh qe ketu po grabitet vençe . Ketyre çu sheh syri e çju ze dora e bejne te tyren ne sekond . Shohin enderra naten e i bejne realitet diten . Keta e kane kthyer shtetin si nje plaçke per ta vjedhur sa e si te duan dhe sa here te duan . Eshte aq evidente kjo vjedhje me paramendim saqe asnje nuk tutet nga drejtesia edhe pse faktet edhe provat jane kapul e ashiqare dhe po dalin çdo dite e me shume .
    Aq “sypatrembur” jane keta horra me pushtet saqe nuk mjaftohen me kete megaskandal por kalojne nga skandali ne skanda , ku skandali pasardhes eshte shumfish iatj te meparshem dhe nuk ju dridhet qerpiku nese ka drejtesi apo shqiptar ky vend. Hiperskandali i portit eshte i paarritshem si ne ide e si ne grabitje . Degjon politikan , gazetar e pseudoanalist qe e justifikojne apo merren me faljen e tokes e te taksave , arkitektures e shume gomarlliqe te tilla dhe harrojne me kryesoren , ky port mijeravjeçar eshte simbol i kombit Shqiptar , eshte porta hyrese e rruges Egnatia , eshte simbol Ilirik .
    Strumbullari i gjithçkaje eshte i gjati ine por me habit fakti pse ska frike ky njeri ? Pse nuk ka frike nga drejtesia ? Pse nuk ka frike nga opozita qe neser me siguri do vije ne pushtet ? Pse nuk ka frike nga Shqiptaret e ndershem ? Pse opozita nuk i çon gjerat deri ne fund ?
    Kohet e fundit kam filluar te dyshoj se te gjitha keto skandale jane konsipracion i te gjithe kastes politike + pseudodrjetesise , te cilet jane bere bashke kundra Shqiperise e kundra te gjithe shqiptareve te vertete . Po shesin shqiperine per te bere pasuri .

    O Shqiptar , keta horra mund te bejne pasuri me PPP , me incenerator , me terndera te pararacaktuar , me rruget e arta , me lloj lloj menyrash nga me meskinet se ne fund te fundit , siç i thote edhe shqiperia e mesme : vaji po ne lakra eshte . Por te shesesh Butrintin , detin dhe te prishesh portin mijeravjeçar eshte krim eshte utopike edhe per mendjen me diabolike .
    O Shqiptar , o vellezer edhe sa do duroni ? Edhe sa kohe do ti kerruseni ketyre horrave ?
    Ngrihuni o Shqiptar , ngrihuni sa nuk eshte vone se pastaj do thone : na ishte dikur Shqiperia .
    Revolucioni , vetem revolucioni eshte zgjidhja e vetme dhe e domosdoshme qe shqiperia te ekzistoj perseri .
    Shqiperia e Shqiptareve ! Vdekje tradhetareve !

    1. Ja u ngritem po ku ta fusim pastaj.
      Te sheshi apo tek gjiri lalezit te mblidhemi.
      Me rroba banjo pica dhe birre.

  3. Berisha ngre akuza pas publikimeve të HomelandJustive, ose HomelandJustice i falsifikuar mbështet deklaratat e Berishës. Por, ajo që është e padiskutueshme në gjithë këtë histori është fakti që Sali Berisha e ka ngritur të gjithë retorikën e tij akuzatore mbi një grup të rremë ne Telegram, i cili sulmon jo vetëm qeverinë, por edhe SHBA. Dhe e gjitha në fakt bën sens. Sali Berisha më shumë se ç’ka hesape politike me Edi Ramën, ka një hall të madh me Non grata-t nga SHBA dhe Britania e Madhe.

  4. YMER QELBAZA KELLIRA ARRESTOHET :YMERI DUKE JUA FUTUR KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT DHE FRROK CYPIT E KA DEMTUAR FIZIKISHT I KA BERE NGA 25 KG NGA PESHA thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA EDHE KUR MASTUBON NGA KARI I RRJEDHE QELBESIRE DHE MUT ME QIME NGA BYTHA E FRROK CYPIT MUT VELIUT KOL KYCIT CAR BOLES BOLINO DHE IDAJET BYTHQIRIT

  5. dhuna tridhjetë e dy vjeçare verbale që ky njeri ka ushtruar mbi këdo që s’i ka pëlqyer dhe mbi kundërshtarët e tij politikë; m’u kujtuan pritat e pafundme që ky bandit politik iu ka zënë kundërshtarëve politikë, nga jugu në veri, duke përdorur bandat e rrugës dhe, pastaj, duke i mbrojtur aktet e tyre me sloganin e tipit “socialistët nuk i duan në Shkodër…”; m’u kujtua dhuna e tij mbi deputetët kundërshtarë në Libofshë të Fierit në vitin 1994

    1. Te njejtin koment e lexova ne nje shkrim tjeter.
      Te jem une shefi yt, sot nuk e ha dot sufllaqen. Nuk e meriton.

  6. Shprehja “Do vjedhim më me stil” [se Saliu – presupozohet], e kryer para 9 vitesh, dhe e cila perkon me datat e ketij hetimi plehrash, merr gjithe kuptimin qe meriton. Tashme nuk duhet thene socialiste, sepse ata të vërtetët janë në pension politik real. Ne duhet t’u referohemi kampit politik aktualisht ne qeverisje, ne fakt, jo ramiste por spiropalistë. Altoparlantet janë me te zëshëm se vetë i zoti i punës dhe janë simboli i tij vetë.

  7. në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

    Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

    Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.

  8. YMER QELBAZA KELLIRES I MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK I OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET DHE BREDHE ZAGARI SI NJE NJE ZAGAR I MJERUAR DHE I TALLUR NGA TE GJITHE thotë:

    YMER VIK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT MUT VELIUT KOL KYCIT SKYPE CAR BOY BOLINO DHE EDI RA DHE ALEXANDER VUCIC

  9. Berisha mblodhi shumë duatrokitje dhe shumë tituj mediash me figurën letrare që përdori në përvjetorin e partisë. E duartrokitën në atë sallë ku foli edhe ata që dikur i kishte rrahur, i kishte përzënë me sharje e shkelma nga partia, apo i kishte përdorur për interesat e tij më të pandershme politike. Duartrokitën ata që u dhunuan fizikisht vite më parë, ashtu si edhe ata që u hodhën në llogoren e zjarrit për të mbrojtur mynxyra që s’i besuan kurrë as vetë.

  10. Gabimi më i madh që ka bërë Ramzi Alia, ka qenë për dy peshqeshet që i solli politkës shqiptare. Partisë Demokratike i pruri Sali Berishën, një ish-komunist nga më të devotshmit dhe Fatos Nanon që e vuri në krye të PS-së. Janë dy nga drejtuesit më të gabuar që ka patur Shqipëria, njëri përfundoi në pijanec dhe tjetri përfundoi në një njeri non grata nga SHBA”, tha Reso

  11. Rama ne parlament deklaroi : Per ju (Opoziten) jane 430 milion Euro te vjedhur tek Inceneratoret, per ne (Qeverine0 jane ZERO milion Euro vjedhje tek Inceneratoret ! Mirepo pse mbahet brenda ai Koka e vogel Lefteri, kete nuk di ta shpjegoje Koka e madhe Rama…mbase ngaqe jane vertet ZERO vjedhje, ashtu si e vendosi ai vete ate Faturen.

  12. kur u stigmatizua me “Non Grata” Sali Berisha më ngjan si ai fëmija i ulur në një kalë që lëkundet. Mbi këtë kalë lëkundës i është bashkuar edhe Ilir Metaj. Të dy njëri pas tjetrit, si dy bizele në një bishtajë. Një kalë lëkundës që vazhdon të lëvizë e të zbavit me idenë se po ecën, por që këmbët i qëndrojnën në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *