• |
ide | kryesore

Meghan Markle flet për jetesën në familjen mbretërore

Paparazzi, Slider



Meghan Markle është parë mjaft e prekur gjatë episodit më të fundit të dokumentarit “Harry & Meghan”. Ajo me lot në sy ka thënë se ka punuar shumë derisa i është përshtatur familjes mbretërore
“Unë u përpoqa shumë”, ka thënë ndër të tjera ajo.
“Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën, jo për vendin tim, për këtë vend”-tha ajo për një burrë i cili kishte hequr kapelën duke treguar respekt teksa ajo largohej me avion.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore vetëm pak përpara se të lindte vajza e tyre .

Episodet e reja, megjithatë, duket se janë më të përqendruara në vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore, duke treguar fotot e paraqitjeve të tyre zyrtare përpara se të shpallnin dorëheqjen. Princi Harry dëgjohet duke thënë: “Pyes veten se çfarë do të kishte ndodhur me ne nëse nuk do të ishim larguar kur u larguam!” Në fakt, ka bërë përshtypje momenti në të cilin Duka i Sussex-it shihet në mënyrë karakteristike duke thënë: “Jemi në fluturimin e lirisë”, duke iu referuar udhëtimit të familjes në Montecito të Kalifornisë dhe jetës së tyre të re.
Edhe nga pak sekondat e trailerit, kuptojmë se Meghan Markle dhe Princi Harry donin të shpëtonin nga të gjitha detyrat mbretërore dhe të bënin një jetë normale larg syve të publikut. Gjithashtu, vlen të veçohet një frazë që dëgjohet gjatë trailerit nga Dukesha e Sussex-it dhe në të cilën ajo thotë: “Nuk u hodha tek ujqit. U ushqeva me ujqërit ”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *