• |
ide | kryesore

Sekuestrohet 1.2 ton drøgë fshehur mes bananeve në Holandë

-Instant, Lajme, Planet



Doganierët holandezë kanë gjetur 1200 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen.

Droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe sipas Prokurorisë Publike arrinte vlerën e 95 milionë eurove.

Kontejnerët erdhën nga Ekuadori dhe u transportuan në Vlissinges nëpërmjet Antwerp.

Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua. Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.

Antwerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *