• |
ide | kryesore

Rama sfidon ndërkombëtarët për Amnistinë Fiskale: Do e bëjmë me çdo kusht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka sfiduar komunitetin ndërkombëtar që është investuar për të dhënë rekomandimet dhe kritikat lidhur me Amnistinë Fiskale, duke deklaruar se ajo do të bëhet me çdo kusht, dhe se qeveria sipas tij nuk ka nevojë për mbështetje.

“Unë dua t’i siguroj të gjithë ata që janë në emigracion dhe që sot vuajnë për të sjellë në Shqipëri edhe ato remitanca që sjellin, një pjesë të madhe të të cilave i sjellin në rrugë informale, që të jemi realistë që ne do ta bëjmë amnistinë fiskale, me çdo kusht dhe me çdo të drejtë që kemi për ta bërë dhe kam shumë besim se edhe bashkësia ndërkombëtare edhe sidomos Bashkimi Europian do ta kuptojë dhe ne nuk kemi nevojë që ta mbështesë sepse është e pakuptimtë dhe ta kërkosh që ta mbështesë, por nuk do ta pengojë dhe do të pranojë principin e të drejtës, duke shfrytëzuar nga ana e vetë, të drejtën për ta monitoruar këtë proces”.

Kjo ishte deklarata që bëri kryeministri Rama të dielën në takimin me Këshillin Koordinues të Diasporës për amnistinë fiskale.

Pavarësisht se përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri, BE si dhe Dhoma Amerikane kanë dalë kundër nismës për shkak të rreziqeve që sjell, Rama ka theksuar se do ta bëjë amnistinë fiskale me çdo kusht.

“…është një padrejtësi shumë e madhe dhe është edhe e papranueshme që në këtë lloj debati ne të përballemi me këdo qoftë që nuk e kupton që nuk mund të na paragjykojë si një vend që edhe pse e ka në të drejtën e vet kushtetuese, edhe pse e ka të domosdoshme ta bëjë, edhe pse sot qartësisht kjo është një masë që mbështetet masivisht nga qytetarët e vendit, nuk e paska të drejtën ta bëjë, madje u dashka frenuar me lloj-lloj formash, nga ato format e papranueshme në emër të, nuk e di, të gjitha vlerave dhe parimeve që recitohen bukur, por që në fakt ndonjëherë përdoren për të fshehur ca të vërteta shumë të thjeshta duke na vendosur para një pamundësie të palogjikshme”, tha Rama.

Ky projektligj i qeverisë shqiptare është kundërshtuar fuqishëm nga aleatët kryesorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE, Rama këmbëngul të çojë përpara këtë nismë, aq shumë të kritikuar pavarësisht paralajmërimit se mund të rrezikojë dhe rrugën europiane të Shqipërisë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, para nisjes së dialogut strategjik mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare tha se kjo e fundit duhet ta përshtatë sipas kërkesave të BE-së amnistinë fiskale.

Ai u shpreh për Zërin e Amerikës se SHBA-ja ka shqetësime në lidhje me këtë nismë, të cilat i ka diskutuar me qeverinë shqiptare.



25 Comments

  1. Eshte Edvin Erdogani i shqiperise ky palla, eshte pasuesi Enver diktatorit, i Sali non grates, eshte danoci Surreli. Ku pyet ky per nderkombetaret para krimit qe e ka kapur te terin. Te fala Makronit dhe Kimit.

  2. Prandaj na duhej kryeprokurori edhe kete here, po s’merrni vesh ju. Jeni te trashe. S’mbushni. Jeni katnare.

    Edhe kete here do jete dhe pastaj do legalizohemi.

    Chi c’e’ c’e’. Chi non c’e’, non c’e’!

    1. Ca thua o ca thua! Ky ska lidhje remitancash fare se remitancat e shqiptarve neper bote kan paguar taksa andej nga vijn! Skan cfar fshehin! tani remitancat qe kerkon te sjell ky ktu le tua shpjegoj jorgo por kte rradhe pa filozofi ! Pak me i drejtperdrejt duke qen se e njef mire si funksionon hyjnori lartmadhnia e tij! 😂

  3. Une them ta beje aministine moj, ai i pasur eshte .. lakun ne fyt kete vit popullit dhe oligarkeve! Beje o mbret, futja europianeve o i gjati ine! I vendose gjobat sot me newsbomb moj ?

  4. Po s’e ka per vete mi! E ka per te miren e Shqiperise!

    Ne nuk vendosim gjoba. Gjoba vendos Foltorja.

    Ne bejme gazetari te ndershme dhe profesionalisht rigoroze.

      1. E para e punes, duhet sqaruar statusi im persa i perket profesionit.

        E dyta, c’lidhje ka kurveria me ndersherine? Ke plot kurva te ndershme.

        Mos paragjyko.

  5. Do e beje me cdo kush amnistine sepse ky i pari dhe gjithe ato hijenat pas tij duan te legalizojne parate e vjedhura te shqiptareve ,qindra milione tendera PPP-ra, si dhe si dhe leket e tonelatave kokaines qe shoket rilindas kane futur e vazhdojne te fusin. Kaq e thjeshte se pse shoku kryemafioz minister ehte i vendosur te beje amnistine fiskale.

    Nuk behet aministia per fakirat e shkrete emigrante qe ju cojne pleqve nga 100 euro per te blere gjelin e vitit te ri.

    1. Po cfare paresh beni ju mor zgjebsa qe t’jua vjedhim ne?!

      Po ju jeni kokrra bytheqirash te paafte, dembela dhe hileqare!

      Ju edhe per nje kafe, mezi jepni kuponin tatimor.

      Apo do qe te flasim per rrogat qe i deklaroni ne minimumin e caktuar prej nesh!

      Leket tuaja i kemi si leke xhepi.

      1. Ti or te qifsha grun meqe flet ne emer te qeverise me “ne”, ti o te qifsha robt vjedh as me pak a as me shume ato leket e rruges qe e ben nje km asflat me 20 milion euro kur jane taskat e shqiptareve nderkohe qe e njejta rruge behet me 2 milon euro km kur jane taksat e taksapaguesve europiane.

        Pra or travestit rilindje, behet fjale per parate e shqiptareve qe i vidhni JU. Apo do thuash sic thoshte “experti i ekonomise” Arben Ahmetaj qe ” Gjobat e vendimeve gjyqesore per Beketin psh hqiptaret nuk do te paguajne asnje kokerr leku, por ato do te paguan nga buxheti i shtetit”:)))))

        Buxheti i shtetit o bythqir jane taksat qe pagujne gjithe shqiptaret nuk eshte nje gje ne eter.

        1. Ti fillo te qish nje here gruan tate.

          Rruget aq kushtojne se nuk behen shkel e shko si ne kohen e Sales.

          1. Rruget qe beni ju eshte turp ti permendesh se jan bere qender aksidentesh dhe komplet por komplet te pashpjeguara! Sa per salen leje kalo ktu se ka gati 4 mandate ky plera qe po menaxhon ! Ik shiko nga spitalet vfar behet mos na trego ktu vetem shqiperin e instagramit edhe bar kafet e luksit! Ai eshte shtet i mbaruar po i mbaruar fare! Ktu do jemi kur sh shpejt qeveria shqiptare will declare bankruptcy! Edhe pastaj do filloini te hani rruget e diamantit te lartmadhsnis jorgo vllai! ☮️

  6. Une kam besim se edi rama po ben ceshte me e mira per ne si popull. Ai ska dale te fitoje ndonje 5 lekesh si likja, apo te pasuroj ndonje tjeter. Ai eshte lideri jone dhe ne e votojme qe te na udheheqi. Kaq

  7. Personalisht jam kunder per shume arsye por ta shohim ndryshe:
    – PD kishte plan ta bente qe ne 2011 por nuk ja doli keshtuqe nuk mund te tregohet puritane se dikur nuk kishte numrat
    – Ne shqiperi, me amnisti, pa amnisti, leket e zeza qarkullojne, ndaj me mire te kalojne me taksa se te kalojne ne te zeze me portofola korrupsioni
    – Duhet te legalizohen per te kuptuar edhe forcen blerese dhe cmimet reale ne treg sepse sot nuk po merret vesh me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *