• |
ide | kryesore

Ronela Hajati flet për Festivalin e Këngës: Drejtim mediokër

F1, Paparazzi



Ronela Hajati reagoi ditën e djeshme ndaj ‘Festivalit të Këngës’. Në një postim në InstaStory, artistja e cila ishte fituesja e edicionit të kaluar zbuloi se nuk ishte ftuar për të performuar këngën ‘Sekret’.

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur. Por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do ma japë një ditë, për të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri të madhe për muzikën. Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet!”Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë . Për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë. Drejtimi mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin e këngës. T’ju shaj?! Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë. Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë të bëjnë armiq nga hiçi”, u shpreh Hajati.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor. Në këtë edicion është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *