• |
ide | kryesore

Video/ Messi e katër lojtarë të Argjentinës rrezikuan jetën gjatë festimeve: i shpëtuan në fund kabllove elektrike

-Instant, F1, Sport, Video
kabllove elektrike



Kampionia e botës, Argjentina zbarkoi mbrëmë në Buenos Aires, e mirëpritur nga miliona tifozë që festonin. Një nderim për heronjtë e Katarit, që parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit argjentinas mbi një autobus të hapur. Një shëtitje gjatë të cilës, megjithatë, u përjetua një moment potencialisht shumë i rrezikshëm për yjet e kombëtares argjentinase. Siç mund të shihet nga një video e postuar nga transmetuesi ‘ESPN Argentina’, pesë lojtarë të Albicelest – Paredes, De Paul, Otamendi, Messi dhe Di Maria rrezikuan jetën. Të ulur në pjesën e pasme të autobusit, ata vunë re praninë e kabllove elektrike vetëm në fund, duke shmangur më të keqen.

Lexo më tej: FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit

Një episod shumë i rrezikshëm për shkak të kabllove elektrike të rrjetit të tramvajit, që kalonin në lartësinë e kokave të futbollistëve. Si shihet nga pamjet, lojtarët e kuptuan rrezikun vetëm në fund, duke evituar që festa të prishej krejtësisht. Për fat gjithcka shkoi mirë dhe Messi e të tjerët vazhduan të festonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *