• |
ide | kryesore

Kërkohet Talo Çela, FNSH kontrolle prej 3 ditësh në Elbasan

Arkiva
Talo Çela



Prej 3 ditësh Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në Elbasan. Po ushtrohen kontrolle blic për persona me precedentë të mëparshëm penalë, për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu, FNSH ka ushtruar kontroll edhe në Bradashesh. Aty ndodhet edhe banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela. Kontroll zinxhir në po të njëjtin kuadër janë kryer mbrëmjen e të martës edhe në Peqin.

Një operacion i ngjashëm, për kapjen e Çelës, u zhvillua edhe në qershor të këtij viti, por pa ia dalë të kapë të shumëkërkuarin si të përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill të vitit 2019.

Në Gjykatë, Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Përmes avokatit të tij, Luan Kaloçi, Çela ka pretenduar se nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në grabitje, për shkak se kishte probleme me gjurin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *