• |
ide | kryesore

Kush janë 5 postimet më të pëlqyera në Instagram

Paparazzi, Slider



Megjithëse “fronin” për më shumë ndjekës e mban Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është padiskutim “mbreti” i “Instagram” dhe njeriu më i pëlqyer i rrjetit social.

Futbollisti argjentinas është protagonist në pothuajse të gjitha postimet më të pëlqyer ndonjëherë në “Instagram”, vetëm postimi i vezës nuk përfshin Messi-n.

Vlen të përmendet gjithashtu se 3 nga 5 postimet më të pëlqyera, janë publikuar nga vetë Messi në profilin e tij. Postimi i fotos së përbashkët me Ronaldon numëron më shumë pëlqime në Instagramin e këtij të fundit (42.1 milionë).

Kështu postimi më i pëlqyer në historinë e rrjeteve sociale, pra jo vetëm Instagram por edhe TikTok, është ai i Messit për fitoren e Kupës së Botës. Në vendin e dytë është veza e rekordeve, në vendin e tretë sërish Messi me postimin e tij të ndarë dje, ku shihet në krevat me Kupën e Botës, duke fjetur. Dy vendet e fundit flasin sërish për Messin. Në vendin e katërt është postimi i Ronaldos me Messin duke luajtur shah, ndërsa në vendin e pestë është sërish Messi me foton nga avioni me Kupën e Botës në duar.

Kujtojmë se sa i përket ndjekësve Cristiano Ronaldo mban prej kohësh rekordin si njeri më i ndjekur në botë, me mbi 500 milionë ndjekës në profilin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *