• |
ide | kryesore

Haradinaj ngre alarmin: Gjendja mund të dalë jashtë kontrollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj



Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për ndëryrjen e SHBA-ve për të marrë nën kontroll situatën e krijuar në veri të Kosovës. Qëllimi, sipas Haradinajt, për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Haradiaj tha se gjendja mund të përshkallëzohej dhe të dilte jashtë kontrollit. Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të sillej në përputhje me situatën e krijuar.

“Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike. Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponzorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.

Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.

I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar! Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.

Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim. Jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë. Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Ëashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon!”- shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Veriu/ Kosova në prag lufte. Rusia: “konfikti i madh nuk është larg” 



3 Comments

  1. Përse mos të bëjmë si Ukraina që prej kohësh e dinte që do përballohej me rusët.Dhe Kosova të përballohet që të ndahet shapi nga sheqeri.Serbia është kopje e Rusisë.Te shkatërrohet një herë e mirë sepse janë një tumor në Europë.

  2. Keta komandantet e luftes dhe demarkacionit me Malin e Zi jane vertet parapolitike ne deklaratat e kerkesat e tyre.
    Pasi degjuan Grenellin dhe Escobarin si mund t’i turren Kurtit e te kerkojne dorezimin e shtetit?!
    Zoti Haradinaj nuk e kupton qe Kosova duhet te mendoje e punoje si shtet i pavarur dhe jo te kerkoje te vijne e ta drejtojne, por nje qendrim te prere nga NATO dhe BE.
    Permes tyre, sigurisht eshte qendrimi i aleatit te madh te Kosoves, SHBA…

    1. Keta duan vetem pushtet se po te ishte per Kosoven do te duhej te flisnin me nje ze me qeverine perballe Serbise e faktorit nderkombetar derisa te zgjidhej ngerci me serbet e pastaj le te luftonin per permbysjen e Kurtit,por jo tani kur rrezikohet existenca e shtetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *