• |
ide | kryesore

Rita Ora arrin mbi 6.1 miliardë dëgjime në Spotify

Paparazzi, Slider


Rita Ora ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Përmes rrjetit social, Instagram, Rita ka zbuluar se ka ka arritur në Spotify mbi 6.1 miliardë dëgjime nga të gjitha këngët. Gjithashtu ajo ka premtuar që vitit 2023 do të shënojë një kapitull të ri në karrierën e saj dhe do të publikojë albumin ri në janar.

Së fundmi Ora komentoi edhe “grindjen” me Rihanna-n. Artistet  kanë qenë pjesë e “Roc Nation” dhe këngëtarja me orgjinë shqiptare ka paditur shtëpinë diskografike asokohe pasi nuk e lejuan të bënte më shumë se një album.

“Pse nuk po dilte muzika?”, u pyet Rita nga gazetari. “Nuk e di”, tregoi ajo. “Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”. “Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas”, u shpreh gazetari.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë. Mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk kam qenë gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”,u përgjigj Rita./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *