• |
ide | kryesore

Bllokohet sërish rruga në Grykë Çajë të Kukësit, shkak erozioni

-Instant, Lajme, Të fundit


Gjatë natës së mbrëmshme rruga e njësisë administrative Gryk Çajë është bllokuar sërish. Shkak është bërë rënia e vazhdueshme e gurëve nga erozioni. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë Çajë. Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe forcave emergjente të ushtrisë. Ai thotë se duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.

“Shembja masive e gurëve në rrugën Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.”, tha Gjici. 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *