• |
ide | kryesore

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, komisioneri i BE: Jam i tronditur, s’ka justifikim për dhunë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpce. Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.

‘Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë’, nënvizoi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Kujtojmë se dy kushërinjtë serbë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.



1 Comment

  1. Oliver Varhelyi, si emisar i BE e njeh situaten ne Kosove dhe acarimin ne veri, ndaj te mos beje deklarata si nga hena per nje akt individual te nje te riu shqiptar qe ka perjetuar ne familje vrasjen e atit dhe masakren e serbeve.

    Pa e justifikuar aspak kete akt te tij, Komisioneri i BE duhet te ndaje cfare eshte shteterore e cfare eshte individuale e rastesore ne kete ngjarje.

    Varhelyi-t i duhet kujtuar se ne 3 jave bllokadash e provokimesh te serbeve, shqiptaret treguan durim e vetpermbajtje si popull….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *