• |
ide | kryesore

João Félix transferohet te Chelsea: futbollisti është në Londër për të firmosur

-Instant, Sport
João Félix



João Félix dhe Chelsea janë të destinuar për njëri-tjetrin. E nëse nuk janë ende zyrtarisht, së shpejti do të jenë. Sulmuesi i kombëtares portugeze është në fakt në Londër për t’iu bashkuar Blues menjëherë. Portugezi do të kalojë në Londër të paktën deri në fund të sezonit. Sipas asaj që bën të ditur gazeta sportive luzitane A Bola, João Félix ka mbërritur dje në kryeqytetin anglez. Akordi me Atletico Madrid është për një huazim gjashtëmujor. Marrëveshja me Colchoneros parashikon një operacion financiar prej 11 milionë eurosh, ku përfshihet edhe paga e lojtarit: pesë apo gjashtë milionë.

Lexo më tej: Video/ Manchester City shkatërron 4-0 Chelsea edhe në FA Cup: fitorja e dytë në tre ditë për Guardiola

João Félix mbërriti në verën e vitit 2019 për 125 milionë nga Benfica. Në bazë të divorcit me klubin madrilen është marrëdhënia e keqe me Diego Simeone. Trajneri i Colchoneros, së fundmi kishte thënë për portugezin: “Kur të rifillojë të stërvitet mirë, kur të gjejë prekjen prej goleadori që na nevojitet, ai do të luajë. Tani për tani performancat e tij janë përkeqësuar, kështu që të tjerët po luajnë”. Chelsea ishte në kërkim të përforcimeve, edhe pas dëmtimit të Armando Brojës. Portugezi megjithatë nuk është një qendërsulmues, por Potter kërkon një zgjidhje më tepër në një moment delikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *