• |
ide | kryesore

Tevez dhe prapaskena me Messi: “Nuk e telefonova pas fitores së Kupës së Botës”

-Instant, Sport
Tevez



Intervistë interesante ajo e dhënë nga Carlos Tevez për Radio Mitre dhe publikuar nga Marca. Disa tema delikate të prekura nga Apache, por mbi të gjitha bën zhurmë marrëdhënia e tij aktuale me botën e futbollit. Tevez ka evituar, ndërkohë, me shpejtësinë e driblimeve të dikurshme edhe raportin e tij me yllin e Argjentinës Lionel Messi.

“Nuk e kam ndjekur nga afër Botërorin, por e kam parë shumë Francën. Ishte një ekip që më pëlqente”, ka thënë ish-sulmuesi. “A kam folur me Lionel Messi pas fitores së Kupës së Botës? Jo, nuk i kam shkruar, sepse telefoni i tij duhet të ketë fluturuar në ajër dhe shpërthyer pas suksesit. Më gëzon shumë që fëmijët e mi festuan golat e tij”.

Lexo më tej: Mes Juventus e Di Marias, ndërhyn… Tevez: “Do të doja të vinte. Do ta telefonoj”

Një pasazh i përgjithshëm edhe në nivel personal: “Nëse më mungon Boca? Jo, nuk më mungon Boca, por as futbolli nuk më mungon. Më ka rraskapitur”. E në lidhje me të ardhmen: “Pas largimit nga Rosario Central, skuadra të tjera si Independiente më thirrën, por më duhet kohë. Më pëlqen të stërvis, por tani shijoj disa momente me familjen time dhe dashurinë e njerëzve”, përfundoi Tevez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *