• |
ide | kryesore

Mes Juventus e Di Marias, ndërhyn… Tevez: “Do të doja të vinte. Do ta telefonoj”

-Instant, Sport



Çdo ditë mund të jetë e duhura, por, ndërkohë, përgjigjja përfundimtare e Angel Di Marias për Juventusin ende nuk ka ardhur. Argjentinasi është me pushime në Ibiza me ofertën e bardhezinjve në duar: 7 milionë euro në sezon me kontratë 1 vjecare dhe opsion për një vit të dytë në favor të tij. Nuk dihet nëse “Fideo” pret skuadra të tjera, apo nuk është i bindur për opsionin bardhezi, por fakti është se në Torino kanë vendosur të presin. Nuk dihet ende për sa kohë, por përshtypja është se këto mund të jenë ditët e fundit, para se të kalojnë në pista të tjera.

Nga ky ngërç duket se dëshiron të përfitojë edhe Carlos Tevez, i sapoemëruar si trajner i Rosario Central, rastësisht trajneri i skuadrës së parë të Di Marias dhe objektivi i tij i deklaruar për të mbyllur karrierën pas Kupës së Botës. “Apashi”, në fakt, nuk e ka fshehur ëndrrën e tij, pasi ka zbuluar burimin e frymëzimit për rolin e ri në pankinë. “Conte është modeli im, ai më mësoi shumë te Juventus. Do të përpiqem ta bëj skuadrën të luajë pak, qoftë edhe gjysmën e asaj si luan ekipi i tij. Di Maria? Tani nuk mund të flas me të. Mendoni se unë mezi flas me gruan time nga puna që kam. Do të doja të vinte, kush nuk do të donte. Kur situata të jetë më e qetë do ta marr në telefon dhe do ta pyes se cfarë do të bëjë. Ne dimë për personalitetin e tij: do të ishte shumë pozitive për skuadrën, për eksperiencën që do t’ua transmetonte këtyre djemve”, tha ai, pasi drejtoi stërvitjen e tij të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *