• |
ide | kryesore

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Ukraina është anëtare de facto e NATO-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ukraina është bërë një anëtare de facto e aleancës së NATO-s, tha ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov. Reznikov tha për BBC-së se ishte i bindur se Ukraina do të merrte armë të tilla si tanke dhe avionë luftarakë për të cilat ajo ka kërkuar.

“Ky shqetësim për nivelin e ardhshëm të përshkallëzimit, për mua, është një lloj protokolli,” tha z. Reznikov.

“Ukraina si vend dhe forcat e armatosura të Ukrainës u bënë anëtare e NATO-s. De facto, jo de jure (me ligj). Sepse ne kemi armatim, dhe të kuptuarit se si t’i përdorim ato.”/albeu.com



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *