• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United fiton derbin me polemika: pozicioni i parregullt i Rashford tërboi City, i përmbysur në tre minuta

-Instant, F1, Sport, Video
Rashford



Derbi i Mançesterit dhuron emocione dhe polemika. Triumfon United, që përmbys golin e Grealish (61′) dhe fiton 2-1, por City proteston për golin e barazimit. Arbitri nuk ndërhyri në një pozicion aktiv jashtë loje të Rashford, i cili ia la topin Bruno Fernandes për golin e 1-1 (79′). Pastaj në minutën e 82 Red Devils gjetën golin e fitores. Old Trafford shpërthen nga euforia, Manchester United tani është -1 nga City. Fitorja e nëntë radhazi për ten Hag.

Ndeshja ishte shumë e bllokuar në pjesën e parë, por u gjallërua pas gjysmë ore lojë. United kishte shansin më të mirë, me një Rashford të frymëzuar. Në minutën e 35 sulmuesi kaloi edhe Ederson, por goli iu mohua nga shpëtimi në linjë i Akanji. Tre minuta më vonë portieri brazilian ishte vendimtar. Mundësia e fundit ishte e City, me goditjen e Walker nga distanca, ngjitur me shtyllën.

U VENDOS GJITHÇKA NË PJESËN E DYTË

Antony dhe Grealish hyjnë në pjesën e dytë dhe ky i fundit ishte menjëherë vendimtar. Ish-sulmuesi i Aston Villa goditi me kokë krosimin e De Bruyne duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 61′. Asisti i 16 i belgut, gjithnjë vendimtar. Djajtë e Kuq barazuan në minutën e 79. Rashford i nisur në pozicion jashtë loje, e kuptoi dhe pas disa metrash ia la topin Bruno Fernandes, i cili gjeti 1-1. Duket se është një pozicion i qartë aktiv, megjithatë, arbitri quajti të rregullt mes protestave të Man City. Skuadra e Guardiolës humbu qetësinë dhe u fundos tre minuta më vonë. Garnacho futi një top në qendër dhe askush nuk e pa Rashford, që befasoi Ederson.

Lexo më tej: Çështja Betinho, nga divizioni i tretë te Manchester United… vetëm për pak orë

Manchester United fitoi kështu 2-1, në suksesin e nëntë radhazi në të gjitha garat (e pesta në Premier League). Djajtë e Kuq ndërpresin një seri prej tre humbjesh radhazi në derbi, ndër të cilët poshtëruesja 6-3 e fazës së parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *