• |
ide | kryesore

Protesta për tokën, banorët në Bërxullë kërcënojnë se do të hidhen nga shtyllat e tensionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë dalë sot sërish në protestë, duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje.

Po rndyrshe nga herët e tjera, sot ata e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve.

Protesta është përshkallëzuar teksa disa prej tyre kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet.

“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve.

“Ky njeri është i shëndetshëm mendërisht, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër.

Situata paraqitet e tensionuar pasi policia ka ndërhyrë, ndërsa banorët e tjerë bëjnë thirrje që zonja e cila ka hipur në shtyllën e tensionit të zbresë pasi rrezikon të bierë nga momenti në moment.

Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore.

Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.



4 Comments

  1. Pampuri nebiaj lull, le te perkrahin… Pastaj keta votuan per cunin e qifes dhe tom doshin… Le te shkojne te ankohen tek ata

  2. Token e moren me ligjin 7051 (falas) edhe e shesim me cmimin e tregut, keto jane ajo qe ka shkateruar ligji sales kur njerezit zune toke pa leje, edhe skane faje, se ashtu u be edhe qe sote kane pasoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *