• |
ide | kryesore

Selena Gomez reagon ndaj kritikave për peshën e saj

Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka reaguar së fundmi ndaj kritikave për pamjen e saj pas pjesëmarrjes në  Golden Globes 2023.

“Jam shëndoshur pak sepse u kënaqa gjatë pushimeve”, tha themeluesja e Rare Beauty në një Live në Instagram pas shfaqjes së çmimeve këtë javë. “Apo jo?” shtoi Gomez ndërsa iu drejtua motrës së saj të vogël, Gracie në sfond. “Por ne nuk na intereson”.

Kjo nuk është hera e parë që artistja reagon për komentet ndaj pamjes së saj. Në prill të vitit 2022, Selena” u shpreh në TikTok, duke thënë se të qenit “e dobët” nuk ia vlen të humbas  ushqimet e saj të preferuara, sepse “njerëzit gjithsesi do flasin”.”Unë jam perfekte ashtu siç jam,” tha ajo.

Për më tepër, këngëtarja ka qenë e sinqertë për marrëdhënien e saj të trazuar me mediat sociale ndër vite, madje duke fshirë aplikacionet nga telefoni i saj në vitin 2019, sepse komentet negative e bënë atë të ndihej “e dëshpëruar”.

Megjithatë, që atëherë ajo ka ri-shkarkuar mediat sociale.”Prit, a mund të thuash që jam kthyer në Instagram?”  ka shkruar  Gomez në një postim të fundit. Gjithashtu publikoi disa foto me  miken e saj të re,modelen Nicola Peltz Beckham dhe bashkëshortin e saj, Brooklyn Beckham./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *