• |
ide | kryesore

Scaloni i hapur për të drejtuar Spanjën në të ardhmen: “Përse jo, është shtëpia ime e dytë”

-Instant, Sport
Scaloni



“Të stërvis Spanjën? Pse jo? Më ka dhënë kaq shumë dhe është shtëpia ime e dytë. Çdo argjentinas do të thoshte të njëjtën gjë, sepse ata na trajtojnë jashtëzakonisht mirë. Ndihem pjesë e këtij vendi, por Spanja është mirë të ketë trajnerë spanjollë”. Kështu është shprehur trajneri kampion bote me Argjentinën, Lionel Scaloni, në një intervistë për Cadena Cope.

“Kupa e Botës ishte një film dhe udhëtim i jashtëzakonshëm. Çelësi i të gjithë kampionatit ishte ta shijonim. Duke ditur se sa e vështirë ishte dhe se kushdo mund ta kishte fituar”, shtoi Scaloni. Tekniku argjentinas zbuloi edhe se, që nga kthimi nga Katari, nuk e ka parë më finalen. “Deri në minutën e 80’ e dija se do të ishte një ndeshje spektakolare. Por që nga ai moment ishte ndryshe. I kam në mendje imazhet dhe ndeshjen. Mëkat që nuk e mbyllëm në 90 minuta,” tha ai.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar

Scaloni shprehu edhe mendimin e tij për preferencat e tij si futbollist mes Diego Armando Maradona dhe Leo Messi. Duke qenë dy lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Argjentinës, edhe mendimi i teknikut që fitoi Botërorin e tretë të Albiceleste ka peshë: “Nëse më duhet të qëndroj me njërin, zgjedh Leon, me të cilin kam diçka të veçantë. Ai është më i miri në histori, edhe pse Maradona ishte gjithashtu i mrekullueshëm”, nënvizoi ai. “Të stërvitësh Messin nuk është e vështirë. Në nivel teknik, nuk mund ta korrigjosh, por nëse ndonjëherë ka presion ose një mënyrë për të sulmuar, ata ia shpjegojnë. Për të bërë presing e vjedhjen e topave është numri një”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *