• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti konfirmohet problematik për Partizanin: të kuqtë mund të kenë humbur kreun në Kamëz

-Instant, F1, Sport, Video
kastrioti



Viti 2023 nuk ka hyrë mirë për Partizanin, që bën një tjetër hap fals në transfertë, këtë herë përballë Kastriotit. Të kuqtë ndalen në Kamëz me rezultatin 1-1, për javën e 17 të Superiores. Avantazhit të realizuar nga Tedi Cara iu përgjigj goli i Zogaj, që mund t’i kushtojë kreun Partizanit. Kastrioti, në anën tjetër, mori pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Skuadra e Colella, pas triumfit në Kupë në mesjavë, u duk se kishte lënë prapa fantazmat e ndeshjes me Vllazninë. Të kuqtë kishin zotërimin e topit, kontrolluan lojën dhe rrezikuan portën e Salit në tre momente. Murataj me kokë në të 16 e kaloi topin ngjitur me shtyllën, goditja e Telushit në në 25 u ndal nga portieri, që pa goditjen e Rrapajt të dalë jashtë 2 minuta nga fundi.

Lexo më tej: Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

GJITHÇKA NDODHI NË PJESËN E DYTË

Në pjesën e dytë, Partizani kaloi në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Cara në minutën e 54’. Sulmuesi u tregua i ftohtë para portierit, pas ndërhyrjes së gabuar të Karakaçit ndaj Skukës. Por vetëm pas 12 minutash, ishte Zogaj i cili me një gjuajtje nga distanca çoi topin në rrjetë. Një gol që vlejti barazimin e ndeshjes. Kastrioti mund të dalë i kënaqur nga kjo sfidë, për mënyrën si shkuan gjërat, por edhe sepse i mori pikë kryesuesve.

Kështu Partizani vazhdon në vendin e parë me 30 pikë, duke shpresuar te një hap fals i Tiranës. Një fitore e bardhebluve kundër Bylis do të shënonte parakalimin. Bardheblutë janë në kuotën e 28 pikëve, dy pas Partizanit. Ndërsa Kastrioti, në anën tjetër, ndodhet në vendin e 7. Skuadra e Ardian Memës gjithashtu shpreson te një gabim i rivalëve. Bylis e Teuta janë tre pikë pas krutanëve dhe Mema do të preferonte që situata të mbetej e pandryshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *