• |
ide | kryesore

Video/ Favoritët hipotekojnë kualifikimin: Tirana, Partizani, Vllaznia e Laçi shëtisin në Kupën e Shqipërisë

-Instant, F1, Sport, Video
Tirana



Asnjë gabim apo hap fals i skuadrave të Superiores, që janë edhe pretendentet kryesore për trofeun. Në vajtjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë dominojnë skenën, Vllaznia, Tirana, Partizani, Laçi e Kastrioti. Rezultatet e arritura në transfertë i lejojnë atyre të jenë të qetë për kthimin, me kualifikimin fare pranë.

Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-2 në Ballsh kundër Bylis. Goli i Jonuzit në pjesën e parë i hapi rrugën suksesit shkodran. Të besuarit e Bellait provuan të kthenin ekuilibrin, por nuk arritën të krijonin shumë rrezikshmëri. Në fund, Kaina Nunes i dha goditjen përfundimtare ballshiotëve. Kështu Vllaznia shkon më e qetë në ndeshjen e dytë në Shkodër.

Asnjë problem për Tiranën, që arriti një fitore të rëndësishme përballë Lushnjës me rezultatin 0-3. Bardheblutë e Shehit e dominuan takimin, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën tjetër. Dy herë Patrick dhe Hila likuiduan verdhejeshilët në vetëm 23 minuta lojë. Pjesa tjetër ishte administrim i pastër.

Nuk bën gabime as Partizani, që kthehet të fitojë pas dështimit në kampionat. Kundër Korabit, në një fushë delikate, të kuqtë u imponuan me rezultatin 1-3. Spikati dygolëshi i Xhuliano Skukës, që dënoi ish-skuadrën e tij.

Dinamo zhgënjeu në kryeqytet, duke u përmbysur nga Kastrioti me rezultatin 1-3. Një tjetër hap drejt kualifikimit thuajse të sigurt e arriti edhe Laçi. Bardhezinjtë mposhtën në transfertë Tomorin me rezultatin 1-3. Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′ bënë të pavlefshëm golin e vonë të Ismailaj.

GRUPI A

LUSHNJA 0–3 TIRANA
Patrik 10′, 20′, Hila 23′

KORABI 1–3 PARTIZANI
Beshiraj 61′ / Skuka 39′, 53′, Murataj 81′

BYLIS 0–2 VLLAZNIA
Jonuzi 37′, Kaina 90+3′

DINAMO 1–3 KASTRIOTI
Danaj 4′ / Hasani 13′, Zogaj 51′, Arapi 90′

GRUPI B

TOMORI 1–3 LAÇI
Ismailaj 83′ / Spahiu 39′, Babatunde 50′, Borisiuk 62′



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *