• |
ide | kryesore

Ndryshime në policinë e Korçës, zëvendësohet shefi në Devoll

-Instant, Lajme, Të fundit


Këtë të hënë janë njoftuar ndryshime në policinë e Korçës. Deri tani janë zbardhur dy lëvizje tek shefat e komisariateve. Bëhet e ditur se Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit. Ai ka zëvendësuar Besim Palamanin i cili po hetohet për shpërdorim detyre. Palamani është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.

Ndërkohë dhe Oltion Agolli që ka drejtuar komisariatin e Pogradecit, zhvendoset me lëvizje paralele më Sarandë. Agolli ka zëvëndësuar Klodian Kondin. Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *