• |
ide | kryesore

Teoria konspirative / A e “amniston” Lul Bashën skandali McGonigal

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
McGonigal. basha



Që kur filloi konfliktin me Berishën e deri më sot, ish kreu i demokratëve Lulzim Basha, është akuzuar nga kundërshtarët e vet brenda llojit, si i kapur, i blerë apo në bashkëpunim me Edi Ramën. Kjo qe madje njëra midis arsyeve të shumta që çuan në dorëheqjen e tij të pashmangshme. Por, me skandalin e fundit të shpërthyer në Amerikë, ku një zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal, është paguar nga regjimi i Tiranës për të goditur opozitën dhe për të hapur sipas dëshirave të Edi Ramës hetimin e parave ruse që Basha i pagoi lobistit Nik Muzin, teza e bashkëpunimit të përbashkët është vënë seriozisht në pikpyetje.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Pse pas korruptimit të zyrtarit të FBI-së qëndron Edi Rama 

Në të kundërt ky skandal dëshmon se qeveria shqiptare është sjellë me opozitën në një mënyrë të denjë për shtetet mafioze.

Çfarë tregojnë faktet?

Pasi ka ardhur në Tiranë ku është takuar me Edi Ramën në shtator 2017, Charles McGonigal është paguar në të zezë me plot 225 mijë USD. Qëllimi i kësaj pagese del qartë në aktakuzën e bërë publike kundër zyrtarit të FBI-së. Ai duhet të punonte kundër opozitës. Aty thuhet shprehimisht se mnjëherë pas kthimit nga Shqipëria, më 25 nëntor, McGonigal informoi një Prokuror të Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Shtetasi ameriakn është Nik Muzin, ai të Basha i kishte paguar mbi 600 mijë euro për të takuar dhe bërë foto me Donald Trump, për disa atrikuj në shtyp dhe për ta ndihmuar në prag të fushatës zgjedhore 2017.

Mother Jones i rikthehet financimit rus të Bashës

Pra McGonigal, e ka filluar këtë hetim i cili më vonë u bë i njohur me nofkën e parave ruse të Bashës drejtpërdrejt me urdhrin e Edi Ramës. Dhe këtë gjë e dëshmon edhe një episod tjetër i aktakuzës. Pasi mori këtë detyrë McGonigal u takua sërish me Ramën në dhjetor në SHBA. Ndërsa në 22 janar 2018 ai mori nga njeriu i kryeministrit shqiptar, Agron Neza, një dosje me informacione kundër lobimeve të PD-së në Amerikë, që ishte përgatitur në zyrën e Edi Ramës.

Pra duket qartë se në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018 Edi Rama po komplotente duke paguar para kundër Lulzim Bashës.

A mund të flitet deri në këtë datë për një bashkëpunim të fshehtë mes tyre?

Skandali i shpjeguar thjeshtë/ Lidhja e Ramës me agjentin e arrestuar të FBI  

Do ishte absurde ta pretendoje këtë pas fakteve të reja. Por ama teza e atyre që flasin për këtë bashkëpunim nis me marrëveshjen parazgjedhore të majit 2017. Pra ajo që na tregon skandali McGonigal është se jo vetëm deri në këtë kohë nuk ka pasur “deal” mes shefit të opozitës dhe kryeministrit, po ky i fundit ka korruptuar një zyrtar të lartë amerikan vetëm për ta përdorur kundër Bashës.

Zëri i Amerikës: Si e përdori Rama zyrtarin e FBI për akuzat kundër Nick Muzin dhe Bashës 

Mbështetësve të tezës “pakti Rama-Basha” u ka rënë një argument i fortë. Atyre tanimë i ka mbetur vetëm i dyti. Ai që pasi ngriti dhe pompoi aferën e lobimit rus të Nik Muzinit, Rama e përdori atë si një mjet shantazhi ndaj ish liderit demokrat. Pra që vetëm pasi Charls McGonigal ia doli të organizojë fabulën e lobimit rus, Rama e bëri Bashën vulnerabël nga frika se mos përfundonte pas hekurave për ato mbi 600 mijë euro që ende dhe sot mbeten pa origjinë.

Kjo pistë e dytë mbetet të shikohet sepse asgjë nuk është e pamundur përballë metodave të një regjimi mafioz. Por ama tani një gjë e dimë: ata që pretendonin për një pakt të fshehtë Rama Basha që pas marrëveshjes së 17 majit 2017 e kanë pasur gabim. Vetëm disa muaj më pas kësaj date regjimi i Tiranës pagoi para në dorë për ta groposur rivalin e vet kryesor. 

©Lapsi.al

  



30 Comments

  1. E para, pakti rama basha ka qene jo trasparent perkundrejd antareve te pd-s dhe kjo lejon shume hapesire per aludime te ndryshme, e dyta akoma me e felliqur ka qene marreveshja mes dy personave per te zhdukur nje parti. E treta, ka qene nje lajm i lapsit qe ambasadorja ka kercenuar lulin se do te flase po nuk hoqi berishen. E katerta, nuk duhet patjeter te besh pakt per te qene ne nje linje interesi. E pesta, a mund te na i shpjegoje lapsi veprimet e alibeajt, ose me thjeshte, pse alibeaj po i sherben rames ?! Mos ndoshta ka nje pakt pa bere pakt?!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      veprimet e bashës, pra tradhëtia e demokratëve dhe bërja vegël e edvinit janë të paamnistueshme.

      1. O Ando, akoma nuk e paske njohur supermashtruesin Berisha ? A nuk ngjajne si dy pika uji me kryespekulantin Rama ? Po vemjen Meta si karikature e dy te pareve ? Po si pate njohur moas shkruaj me se i ben dem vetvetes.

      2. Nuk eshte teori konspirative. Ka patur pakt Rama-Basha ne vitin 2017. Fakti qe Rama ia futi Bashes, nuk e zhben paktin si fakt. Ne menyre grafike imagjinoni : Rama njeren dore ne qafe Bashes ( dora miqesore), doren tjeter me gishtin e perthyer ne menderen e Bashes! Kjo eshte e gjitha. Rama ua ka futur te gjitheve; edhe miqve dhe bashkepuntoreve me te ngushte,sepse eshte shume i lig dhe sociopat ne te njejten kohe; eshte si ata perpetrator-et ne dokumentaret JCS- Criminal Psychology, qe nuk kane ndergjegj as sa nje bretkose ne pyllin e shiut.
        Poashtu, fakti qe agjenti senjor i FBI, tashme i diskretituar, paskesh kopsitur dosjen Muzin ndaj Bashes, nuk e zhben faktin e 600 mije eurove qe ai ia ka dhene Muzin-it. Sa i paligjshem eshte lobimi i Rames per te goditur Bashen, po aq i paligjshem eshte lobimi i Bashes me ane te Muzin. Kjo sa i perket thjeshte (pa)ligjshmerise. Porse ajo qe ka dashur te beje Rama eshte shume e lige; dhe nuk e ka patur me Bashen, se ate nje kafshate e kishte dhe e ka patur perhere, por me Opoziten, me PD-ne.
        Poashtu, kunderpergjigjja e Bashes ishte po aq e lige sa e Rames: per te shpetuar vetveten, ai pranoi te bente pikerisht ate qe Rama e kishte qellimin kryesor: shkaterrimin e PD-se. Ja, ky eshte mekati i madh i Bashes. Kete mekat nuk e zhben skandali Mcgonigal.
        Me vjen habi sesi Bushati ( nese eshte ai autor i ketij shkrimi) te mos e perfille kete fakt kaq te thjeshte.

    2. Sipas artikullit, i bie që Basha qënka një idiot i dobët që nuk merr vesh nga politika dhe qenka përdorur nga Rama.
      “Lokomotiva” i ka thënë pothuajse të gjitha.

  2. Rilindja nuk eshte tjeter veç kthimi i nje partie te madhe e te vjeter ne nje kupole mafioze, e cila natyren e saj e ka treguar, jo vetem vitet e fundit ne raport me opoziten, por edhe ne tjetersimin e demokracise dhe shtetit.

    Niveli dhe skandalet ne administraten e larte, tenderat dhe koncesionet apo PPP ne mungese transparence, kandidimi si deputet ose kryetar bashkish i figurave te kompromentuara me krimin e organizuar, nuk jane vec disa aspekte te ketij fenomeni.

    Dhe kulmi arrin kur qytete si Shkodra mbulohen nga krimi me kamera dhe qytetaret jetojne si ne Big Brather, por tani “u kujtuan” te kontrollojne Vloren, prej vitesh nje qender krimi.

    Teksa zbulohet se fiken radare per te fshehur trafikun e droges, “radaret” e krimit brenda vendin po marrin ne dore jeten tone te përditshme , atë sociale dhe familjare, te dhënat e te cilës ka ne dorë t’i përdorë.

    Ku ishin policia dhe “kontrolli i territorit” deri sot?!
    Nje tjeter aspekt i frikshem, përveç atij ekonomik, politik dhe arsimor e shendetesor qe vret shpresen se ata qe na drejtojne duan apo kane bere “Shtet”.

  3. Po pse nuk e pranoni ju tezën që çdo gjë që është bërë është bërë si garanci për të zbatuar marrëveshjen. Llogjika kështu me thotë!

  4. Dosja Lulit ekziston dhe me kete ai u shantazhua keshtu qe lerini teorite konspirative pasi Lulqimi ishte peng

  5. 1. Basha eshte nje Qelbesire nje Tradhetar qe NUK mund te riciklohet.

    2. E tregoi qe eshte versioni me i ndyre i nje POLITIKANI, u shit tek Rama

    3. Basha NUK ben me, per politike. Eshte i pabesueshem

  6. Pikerisht kjo tregon paktin e tyre pasi Rama ja perdori si kamzhik kete histori Bashes i cili u thye dhe punoi per nje qeveri me Ramen
    Do dali edhe kjo e vertete
    Praktikat e Rames jane tipike mafioze.
    Toto Rama eshte Rina Edi

  7. Procesi gjyqesor sa ka filluar ne amerike. Pa u mare vendimi te gjitha keto copeza analizash mbeshtetur te provat e hetuesise duhen mare me rezerva. Dorheqja apo dredhia e me dorheqje per te fituar kohe duhet ti japim kohe vetes qe te themi te sigurte se çka ne mendje ky njeri. Çpo ben e çdo beje. Dime me siguri se e kemi pare me sy e degjuar me vesh qe Rama ka akuzuar PD per perdorim rublash per aktivitetet e saj e Berishen qe ka ka akuzuar Bashen per parate ruse ne interes te tij. Te dy keta persona akuzat e tyre i kane ne qellim te moralitetit politik te Pd e Bashes sepse ligjerisht une nuk di se ka ndonje nen qe i ndalon partite politike shqiptare kur lubojne ne interes te tyre te marin e te japin para si do qe ta kene emerin monellat. Gjithsesi ne akuze zihet ne goje kryeministri yne, ne qofte se del e vertet do na shtohen non gratat.

  8. Po pse cuditeni ju. Rama eshte i pabese dhe kete ka bere historikisht me te gjithe, kundershtare, aleate apo bashkepunetore. Sot te jep doren neser ta fut pas shpine. Njesoj si parardhesi, idhulli dhe mesuesi i vet shpirteror. A nuk i vrau Enver Hoxha, sa kishte fryme e fuqi, te gjithe bashkepunetoret e vet? Keta e kane pabesine ne gjak

  9. Basha e mbylli karrieren politike me 8 janar 2022 kur blindoi seline kunder shumices se PD dhe vazhdon pas Alibeajt per te marre ndonje vend pune ne organizata nderkombetare pas zgjedhjeve te ardheshme te pergjitheshme.

    Shkaku eshte se megjithe favoret e postet e ofruara ne tabaka, ai nuk u be politikan dhe kete e kane te qarte demokratet, por edhe nderkombetaret qe e pompuan…

  10. Fare, po fare ama

    Ne qoftese ishte i pashantazhueshem, nuk e rrute toçin e kukllës, po vazhdonte luften

    Ai nuk boni as njonen, as tjetren, madje u perpoq te lante njollen e vet, duke bo pakt me djallin, i cili prape ja futi dhe ne fund njollen e vet ja kaloi dhe partise deri ne prag mbyllje e shkatrrimi

    Po te ndihesh i pafajshen, nuk bo asgjo nga kto or çun

  11. Demokratet se kane per here te pare qe hajne mutrat e veta.

    E kane fillu ket zanat me Hajdarin, Pashkon, Selamin, Imamin… e deri tani vone me hajdareshen, burneshen, Patozin…..

    Me e keqja eshte qe nuk e hajne sipas midese vet, po me urdher nga mullah omari.

    1. Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

      “A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

      Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shndërrua në qumësht të thartuar dhe ish-kryeministri u tërhoq.Lexoni o shpellkare te salihut bisedat e dy spiuneve serbo rus Salih Metaj

  12. Ketu duhet nje gjykim gjakftohte.Asnje nuk dyshon se basha ka lobuar me parate ruse.Rames kete fakt ja serviren vete ruset me dokumenta deri ne detaje me te imta.Se si rama do lobonte ne usa qe te hetohej nga FBI Basha dhe PD per ti dhene sic ja dhane grushtin vdekjeprures Bashes dhe PD,cdo gje ja rekomandonin ruset.Neza eshte gjithashtu njeriu i ruseve dhe u urdherua te hynte si nderlidhesi i rames me kete agjenti rus te FBI.McGonigal megjithese mund te ishte vete personi qe do nderhynte direkt ne organet hetuse te usa,nuk e beri vete po vuri vartes te tij ,qe mos te binte vete ne dyshim,por ai hetohej per lidhjet e tij me jo oligarkun rus,por agjentin e drejteperdrejte ruse dhe e lane deri ne momentet qe ai eshte kapur flagrant.17 maji i 2017 ishte kapitullimi i dokumentuar i Bashes nga Rama dhe aty filloi gremina e PD.Si nje frikacak i ndyre per pazarin me parate ruse ,qe rama ja serviri Bashes ne takimin e 17 majit,basha kapitulloi dhe pranoi pa asnje kushte dhe diskutim cdo urdher qe do i jepte rama ai duhet ta zbatonte. Doli nga greva,perjashtoi gjithe deputetet e PD me me integritet te pakorruptushem dhe me peshe ne fjalen e tyre brenda strukturave te PD,te opinionit publik shqiptare ne shqiperi diaspore dhe me peshe ne perendim,kantidoi si deputet mbi 50 perqind njerez te dyshimte me asnje peshe ne ndikim ne popull dhe dyshimi qe ishin perzgjedhur nga rama doli i qarte me zgjedhjet e 26 prillit dhe mbajtjen peng te PD ne interes te rames,dorezimin e pushtetit vendor te gjithe ne duart e rames mashtrimin dhe vrasjen qe i beri lsi,dhe shiti PD dhe gjithe opoziten ne duart e rames.Basha duhet te denohet si tradhetare i dyfishte,i ruseve dhe mafjes rama.Si tradhetare i PD

  13. Basha ndoshta ka dashur më tepër kështu Rama si pervers që është ja futi. N’daç me artikullin në gazetë n’daç me këtë drejtor të FBI.E se amnistohet atë vetëm një gjykatë mund t’a bëjë. Këtu në Shqipëri është bërë në Amerikë po ashtu deri tani.

  14. Kanë ndërruar grykat armëve! Punë e madhe. Kanë vrarë njerëz të paarmatosur dhe krejt të parrezikshëm për “zinxhirin komandues”! S’na bëhet hiç vonë. Kanë fshirë serverat dhe gjithë provat e tjera! E çfarë pastaj?! Kanë shpikur një grusht të paqenë shteti për të mbuluar krimin e vet! Ohuha, na mërzitët me të njëjtin refren. Ka dalë kreu i tufës dhe ka thënë se do të vrasë sërish po i vajtën te gardhi! Mirë ka bërë, ashtu e meritoni.

  15. marreveshja e 17 majit 2017 ishte qe Ramoviqi do merrte per gruan e 6-te Aurelen e Lulit kurse Luli do merrte Elisen e skenderbeut qe tu ballancohej pak zullumi. po qa mutin i keni kto more njerez. Amerika i ka kap me presh ne dore dhe tashi do ua rasi nga mrapa. kaq e thjeshte eshte. Sa per lulqimin ka marr fund me te gjitha. ne 2025 do iki edhe si deputet edhe pastaj vetem po vrau veten do dali ne kroniken e zeze , se si bje njeriu ne mend per ket mashkull prostitute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *